Panartiti Braçes: Ministria juaj e
Financave ka lënë mbrapa fermerët

Panartiti Braçes: Ministria juaj e<br />Financave ka lënë mbrapa fermerët
Ministri i bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp ndaj shkrimit të Erion Braçe në lidhje me bujqësinë ku duke thënë se ëshët ministria e Finacave ajo që nka vendosur kushte diskriminuese dhe që nuk i lenë fermerët të ecin përpara.“Dëshiroj t'i them Z.Braçe, që jo vetëm nuk kemi qenë të vonuar, por jemi ende në kohë dhe mjafton t'i kujtoj, se të gjithë aplikuesit e Divjakës dhe Lushnjes janë klasifikuar si fitues.

Por, Ministria e Financave, e drejtuar nga partia e deputetit Braçe, ka vendosur kushte diskriminuese siç është detyrimi për të paguar një vit sigurimet shoqërore dhe duke e ditur fare mirë që ata fermerë nuk i kanë ato para” tha Panariti.

Më herët dje, Braçe u shpreh se  LSI duhet të heshtë dhe të mos flasë më për bujqësinë, ndërsa e sfidoi që të tregojë një bujk të vetëm që ka marrë subvencione, pasi nga 2014-2017 janë buxhetuar 5 miliardë e 950 milionë lekë.
  
Deklarata e plotë e Edmond Panaritit
 
Dëshiroj t'i them Z.Braçe, që jo vetëm nuk kemi qenë të vonuar, por kemi ende në kohë dhe mjafton t'i kujtoj, se të gjithë aplikuesit e Divjakës dhe Lushnjes janë klasifikuar si fitues.

Por, Ministria e Financave, e drejtuar nga partia e deputetit Braçe, ka vendosur kushte diskriminuese siç është detyrimi për të paguar një vit sigurimet shoqërore dhe duke e ditur fare mirë që ata fermerë nuk i kanë ato para. Gjithashtu, po këtyre aplikantëve, Ministria e Financave u ka kërkuar faturat e OSHE, gjë që nuk ka lidhje, si dhe pengesa të tjera, siç është pajisja me nipt.

Pra, Ministria e Bujqësisë jep para, Ministria e Financave i bllokon, pasi me kontributet e fermerëve kërkon të mbushë arkën.
Kjo nuk është mënyra e duhur se si mund të ndihmohen fermerët dhe Z.Braçe këtë e di shumë mirë.
 
Ministria e Bujqësisë ka shpërndarë para për fermerët dhe bizneset që lidhet me fermerin.
Dëshiroj t'i kujtoj Z.Braçe se buxheti i këtij viti ka qenë më i ulëti në këto vite. Ndërkohë vjet, z.Braçe i kujtohet mirë, se ka qenë kryetar i Komisionit Parlamentar te Ekonomisë, futën duart në buxhetin mjeran të Ministrisë së Bujqësisë, duke tërhequr 4 milionë euro, për të kryer pagesa të tjera.

Kjo është situata që na ka vënë në vështirësi të mëdha, gjë që e di edhe Braçe. Megjithatë, falë koncentrimit, përqëndrimit, përdorimit të fondeve me nikoqirllëk, arritëm të investojmë në pika të rëndësishme të bujqësisë dhe shifrat janë aty. Bujqësia është rritur, është zhvilluar, janë dyfishuar eksportet, shumëfishuar sipërfaqet e serave, shtuar prodhimin dhe kjo nuk mund të mohohet.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione