Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka publikuar një rrëfim prekës dhe emocional në Facebook, ku shpreh marrëdhënien që ka ai me muajin e Tetorit. Ky muaj mbart kujtime të trishta për ish-Kryeministrin, që ka humbur babain, gjyshen dhe djalin e tij të parë, Junikun, në këtë periudhë të vjeshtës. 

"Tetori është një muaj që prish kufijtë e jetës tek unë. Dje, përkujtuam dy vjetorin e mungesës së tim eti. Në të njëjtën datë iku e vetmja gjyshe që kam njohur kur isha fëmijë. Pas disa ditësh është kujtesa për Junikun, djalin tim të parë... Tetori për mua është një muaj që qan dhe përkujton ata që na lanë. Ata që iken i takojmë në ëndrra dhe jetojnë brenda nesh. Asgjë nuk bëhet asgjë." ka shkruar Majko, duke marrë një sërë komentesh ngushëlluese dhe mbështetëse. 
pandeli majko
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)