Pandeli Majko: Po të mos ishte 
im atë, sot do të isha tek PD-ja

Pandeli Majko: Po të mos ishte <br />im atë, sot do të isha tek PD-ja
TIRANË - Pandeli Majko i ka konsideruar fjalimet e tij të shkurtra para anëtarëve të rinj të PS-së gjatë këtij muaji, si momente për të rrëfyer të pathënat e tij politike. Dje, gjatë anëtarësimeve në kryeqytet, ai tregoi se si “shpëtoi” pa u bërë pjesë e Partisë Demokratike, dhe shpjegoi arsyen pse bëri kthesën e papritur. Ai tha se në vitin 1991 ishte bërë gati të votonte PD-në, por i ati i kërkoi që atë radhë të votonte për PS-në dhe që prej atij moment, ai filloi një rrugëtim të gjatë me PS-në.

“Në vitin ‘91 kur unë do të shkoja për të votuar kisha vendosur për të votuar Partinë Demokratike, por im atë më ndaloi dhe më kërkoi diçka. Më tha: këtë herë voto për partinë time. Ky ishte fillimi i rrugëtimit tim në Partinë Socialiste”, ka thënë Majko gjatë fjalës së tij.

Gjatë shpërndarjes së kartave të anëtarësimit të Partisë Socialiste në 4 njësitë administrative në kryeqytet, kryeministri Edi Rama deklaroi se sot Shqipëria po vuan pasojat e abuzimeve të kryera përgjatë një gjenerate të tërë. Edi Rama deklaroi se nga një anketim i bërë para nisjes së procesit të anëtarësimeve, 11% e shqiptarëve duan të anëtarësohen në PS, ndërsa në PD vetëm 3%. “Në një anketë të bërë përpara fillimit të këtij procesi ka qenë surprizë për të gjithë ne, që pyetjes “A jeni i gatshëm të anëtarësoheni në Partinë Socialiste” i përgjigjen pozitivisht 11%. E dini ç’domethënë 11% e një kampioni që përfaqëson popullin shqiptar?

Dhe pyetjes “A jeni të gatshëm ta konsideroni Partinë Socialiste” i përgjigjen 16%. Ndërkohë që pyetjes “A jeni të gatshëm të anëtarësoheni në Partinë Demokratike” iu përgjigjën pozitivisht vetëm 3%. Pra, 11% PS-në dhe 3% PD-në. Ndërsa pyetjes “A jeni të gatshëm ta konsideroni Partinë Demokratike” iu përgjigjën pozitivisht vetëm 7%. Pra, 16% PS-në dhe 7% PD-në”-tha Rama.  Ai shtoi se reformat duhet t’i kishte nisur më herët.

Ne bëmë një gabim, përgjegjësi e imja që e vonuam fillimin e reformës së energjisë, për shkak të një burimi të madh të njerëzve që u përgatitën për atë reformë, nëse kjo reformë do na dëmtonte politikisht. Duhet ta kishim filluar më parë. Kjo reformë solli një transformim të rrënjësishëm. Vendosi raport të qartë mes konsumatorëve të energjisë dhe kompanisë. Duke vënë një vijë të kuqe për mospagimin e energjisë. Nëse do ishte bërë 20 vjet më para do kishim bërë 60 investime në shëndetësi, para që i kemi shpenzuar për të mbushur gropën e vjedhjeve dhe borxhet”, tha kreu i qeverisë.

Edhe ministri Tahiri e ka quajtur opozitën, ‘ish­qeveria’ dhe ‘të pashpresë’.

Opozitë për konvencion fjalësh se është qeveria që nuk lë shans pa i treguar njerëzve sa e pashpresë është. Është më e thjeshtë të mos bësh asgjë. Më e thjeshtë të mos i hysh belasë për të prishur ndërtimet pa leje. Më e lehtë të lësh Lazaratin. Ne i kemi hyrë një sipërmarrjeje shtetformuese. Tek PS mblidhen njerëzit më të mirë. Të rinj e të reja që kanë ëndrra. PS ka çdo derë e çdo dritare hapur për të komunikuar me qytetarët. Forca jonë është tek njëri­tjetri”, theksoi Tahiri.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim