TIRANË- Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kaluar mandatin e deputetit Pandeli Majkos. Që nga ky moment, Majko është zyrtarisht deputeti i Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë, duke plotësuar vakancën e krijuar nga Alqi Bllako, tashmë i arrestuar për dosjen e inceneratorit të Fierit.

Majko, që në zgjedhjet e 25 prillit radhitej i 19-i në listën shumëemërore të Partisë Socialiste, nuk mundi të thyejë herësin, por duke qenë se ai ishte më i votuari nga radhës e PS, mori automatikisht mandatin e lënë për gjysmë nga Bllako.

Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërsa GJKKO vendosi masën 'arrest me burg" për të, 1 ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit

(Kliko këtu për të lexuar formularin e vetdeklarimit të Pandeli Majkos))

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:16
Alqi Bllako u dorëhoq, KQZ i jep zyrtarisht mandatin Pandeli Majkos

Pas dorëheqjes së Alqi Bllakos, KQZ i jep zyrtarisht mandatin Pandeli Majkos. Vendimi i mor në mbledhjen e sotme.