TIRANË- Alqi Bllako ka dorëzuar zyrtarisht mandatin e deputeti, pasi Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka kërkuar arrestimin e tij, lidhur me aferën e inceneratorëve. Në Kuvend ka mbërritur letra e deputetit socialist që tashmë përballet me drejtësinë pa imunitet dhe ato kanë njoftuar SPAK-un, për rrjedhojë I hapet rruga arrestimit, që ditën e sotme.

Nga sa mësohet, Bllako nuk është paraqitur fizikisht në ambientet e Kuvendit, pork a zgjedhur që shkresën ta dorëzojë me postë. Në këtë mënyrë, mbledhja e Këshillit të Mandateve, që do të vendoste për mandatin e deputetit në orën 18:00 është anuluar.

"Në mbështetje të Urdhrit nr. 24, datë 30.03.2022,  të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla “Për anulimin e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin”, mbledhja e Këshillit nuk do të zhvillohet. Deputeti Alqi Bllako ka depozituar në Kuvend deklaratën për heqjen dore  nga mandati i deputetit me vullnet të dhe për rrjedhojë Kuvendi nuk mund të vazhdojë procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako", thuhet në njoftimin e Kuvendit. 

Pas Ballës, ka qenë edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e komentoi ngjarjen si diçka që i përket drejtësisë.

Sipas SPAK, deputeti Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar 15 milionë lekë duke falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë e ktheu në truall, mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi. GJKKO ka dhënë masat e sigurisë për 9 persona të përfshirë për aferat me inceneratorët. Në burg  prej javësh ndodhet  ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Shkresa e Alqi Bllakos për dorëzimin e mandatit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Pritet të arrestohet, avokati tregon ku ndodhet tani Alqi Bllako

Pak pasi Kuvendi i nisi një shkresë SPAK, e cila i hap rrugë arrestimit të Alqi Bllakos Avokati i tij ka treguar se ku ndodhet ai momentalisht.

“Aktualisht ai është në shtëpinë e tij, është i lirë”, tha avokati Hazizaj.

Avokati foli edhe për akuzat ndaj klientit të tij.

“Janë dy dyshime, për mua janë të palogjikshme… Është akuza ose  dyshimi se ka kryer veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë dhe të zgjedhurve dhe ajo e shpërdorimit të detyrës. Të dyja akuzat që janë kompetencë të Strukturës së Posaçme dhe GJKKO, por në themel po ta shikoni relacionin shoqërues, konstatoni që Alqi Bllako nuk i ka konsumuar këto dy vepra penale”, tha Hazizaj në Opinion.

 

Ora 22:24
Zbardhet shkresa që Kuvendi i ka dërguar SPAK: Alqi Bllako nuk është më deputet

Është zbardhur shkresa zyrtare që Kuvendi i ka dërguar SPAK në lidhje me Alqi Bllakon, ku ka njoftuar institucionin e drejtësisë se ky i fundit nuk është më deputet.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 19:42
PD kërkoi zhvillimin e mbledhjes së Këshillit të mandateve, Kuvendi: Alqi Bllako dha dorëheqjen! Kërkesa e SPAK s’është më objekt i shqyrtimit nga ne

Kuvendi i ka kthyer përgjigje PD-së, pas kërkesës së këtyre të fundit për të thirrur mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Siç thuhet në dokument, kjo mbledhje nuk mund të zhvillohet, kjo sepse vetë Alqi Bllako ka thënë dorëheqjen, për pasojë i mbaron mandati. Për rrjedhojw, kërkesa e SPAK nuk është më objekt i shqyrtimit nga Kuvendi.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 17:36
Kuvendi anuloi pas dorëheqjes së Bllakos, PD mban e vetme mbledhjen e Këshillit të mandateve: Shmangia e kësaj procedure, tejkalim i kompetencave të Kuvendit

Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si anti-kushtuetues dhe të padëgjuar më herët vendimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla,  për të anuluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve, pas dorëheqjes së Alqi Bllakos. Nga Kuvendi, Alibeaj tha se vendimi nëse do i hiqet mandati Bllakos, duhet të merret nga ky Këshill.

"SPAK ka kërkuar me shpresë ‘heqjen e imunitetit’ për Bllakon. SPAK në datë 29 mars këtë kërkesë për dhënie autorizimi për arrestimin e Bllakos. Kjo është një kërkesë Brenda kornizës procedurale, pas kësaj kërkesë ka pasur, nga kryetarja e Kuvendit për mbledhjen e Këshillit, sot ora 18:00, në mënyrë të habitshme, edhe për ne deputetët, anëtarë të Këshillit të Mandateve, në e-mail, erdhi një njoftim, sipas së cilit Kuvendi në mënyrën më anti- ligjore, u vendon anulimi I mbledhjes. E çuditshme, në shkelje të Kushtetutës e rregullore. Është Këshilli që vendos dhënien e autorizimit, ose jo, pra heqjen e imunitetit ose jo. Pa këtë përgjigje ka një mungesë, një mangësi. Nuk ishte e habitshme fakti që do anulohej mbledhja e Këshillit, duke iu bërë pengesë drejtësisë, se gelët pa përgjigje kërkesa e SPAK, është e drejta e tij që të japë dorëheqjen, por kjo nuk ndikon në detyrimin që kanë deputetët për t’u shprehur për kërkesën e SPAK. 5 deputetë të opozitës është paraqitur një kërkesë e protokolluar, që ka këtë objekt “kërkesë për thirrjen e Këshillit të mandateve”, tha Alibeaj

Ai tha se mes të tjerave, kërkon që kjo mbledhje të zhvillohet edhe për t’i kërkuar llogari SPAK, se përse nuk po veprojnë njëjtë edhe me persona të tjerë të përfshirë sipas tyre në këtë aferë.  

“Ne duam që të mblidhet Këshilli se është detyrim nga Ligji sepse ka një kërkesë nga SPAK, Kuvendi duhet t’i përgjigjet dhe është Këshilli I Mandateve që duhet të mblidhet, prokurorisë do I mungojë një dokument i rëndësishëm procedural. Deputetët kur janë mbledhur si Këshill, po me materialet voluminoze në mbështetje të kërkesës kanë të drejtë që të marrin sqarime nga SPAK nëse për të njëjtin fakt, X është proceduar dhe kërkohet arrestimi dhe për fakte të njëjta Y jo, pse na u bëka kurban njëri, ndërkohë që për të njëjtin fakt nuk është Armando Subashi, Engjëll Agaci, Edi Rama, nuk u ndodh asgjë. Kjo është e drejta jonë, deputeti mund të vijë dhe të mos flasë, por është detyrim I Këshillit të mandateve që të flasësh”, tha Alibeaj.

Nisur nga kjo, deputetët demokrat, me në krye Alibeajnë kanë vendosur që të zhvillojnë Mbledhjen e Këshillit të Mandateve, por nuk e kanë pasur të mundur marrjen e një vendimi. Në mbledhje ka qenë Elnekelj Alibeaj, Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Dhurata Çupi si edhe Greta Bardeli. Sipas tyre, nëse nuk ka një vendim nga Këshilli i Mandateve, atëherë ligjërisht mandati i Bllakos është i papërfunduar. 

 

Ora 15:52
Deputeti Alqi Bllako dorëzon në Kuvend shkresën e lënies së mandatit

Deputeti Alqi Bllako dorëzon në Kuvend shkresën e lënies së mandatit.

Ora 15:09
Kërkesa për arrestimin e Bllakos, Salianji akuza Kuvendit: Na njoftuan për mbledhjen dhe nuk na vënë në dispozicion materialet

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka akuzuar Kuvendin se nuk u ka vënë në dispozicion dokumentacionin  dhe materialet lidhur me dosjen e Alqi Bllakos për të cilin SPAK ka kërkuar arrestimin e tij.

Për kërkesën e SPAK, Kuvendi do të mbledh sot në 18.00 Këshillin e Mandateve, ku dhe ka njoftuar deputetët për të marrë të gjitha informacionet pranë sekretariatit. Por Salianji thotë se edhe pse vetëm pak orë na ndajnë nga mbledhja ende nuk u janë vënë në dispozicion materialet, dhe kjo sipas tij bëhet se pushteti dhe veglat e tij janë në hall.

“Dje, rreth orës 18:35, në postën elektronike të anëtarëve të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka mbërritur një email nga sekretaria e Kuvendit, ku njoftohen për mbledhjen e ditës së nesërme në orën 18:00 për shqyrtimin e kërkesës së SPAK. Në email thuhet se dokumentacioni shoqërues i kërkesës është gati dhe mund të tërhiqet pranë sekretarisë ditën e nesërme.

Por, e vërteta është se as ditën e nesërme në mëngjes dhe deri më tani, kur na ndajnë më pak se katër orë nga fillimi i mbledhjes së Këshillit, materialet nuk na janë vënë në dispozicion. Kjo në kundërshtim flagrant me Rregulloren e Kuvendit, e cila në nenin 118, pika 1 parashikon se kryetarja e Kuvendit ia dërgon kërkesën dhe dokumentacionin përkatës menjëherë anëtarëve të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Askush nuk e di se cila është arsyeja apo arsyet që Kuvendi i Shqipërisë iu mban të fshehur anëtarëve të Këshillit, dokumentacionin e dërguar me SPAK. Por, ajo që ne dimë me siguri është se sot pushteti dhe veglat e tij janë në hall, dhe mbi të gjitha se ajo që po bëjnë është një tjetër shkelje flagrante e ligjit. Halli i qeverisë nuk janë zyrtarucët që i ka përdorur dhe më pas i ka lëshuar, halli i tyre është koka e grupit”, shkruan Salianji.