Pandeli Majko: Qeveria tokë
Fazliçit, jo të shpërngulurve

Pandeli Majko: Qeveria tokë <br />Fazliçit, jo të shpërngulurve
TIRANE- Në komisionin e Ligjeve, deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka akuzuar qeverinë se po ndan tokat e marra me ligjin 7501 në mënyrë të padrejtë. Përveç rastit të Kukësit, ku ka pasur zhvendosje të familjeve për shkak të përmbytjeve, Majko mori shembullin e fushës së Durrësit, ku në vend të përfitonin banorët e përmbytur, të cilët nuk kanë letra për shkak të shpërnguljes, ka përfituar bizesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazliç, për të ndërtuar TEC. "Precedent tjetër. Me ligjet e mëparshme, para 1995, është përmbytur fshati nga liqeni dhe kanë zbritur në fushën e Durrësit. Tani jemi pa letra po na vjen një bizesmen serbo-kroat me emrin Fazllic, dhe thotë do të bëj TEC. Çfarë ndodh? Marrin letrat këta, apo fiton ky tjetri serbi? E njihni është precendenti i fushës së Durrësit, ku j'u thanë se nuk keni letra për tokën ku do rrini, dhe këtu do vijnë të bëjnë një TEC të madh. Tani, dakord. Ju më thatë rastin me kuksianët, unë po ju them për rastin në Durrës. Tani si do e zgjidhim? Ndryshe në Kukës dhe ndryshe në Durrës?", është shprehur Majko në komision e Ligjeve.

RREZOHET MEDIU
Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve ka rrëzuar propozimet e Ministrit të Mjedisit Fatmir Mediu për ligjin mbi fondin e tokave bujqësore, ku kërkohet qe tokat shtetërore të ish-fermave që nuk janë ndarë ende, të përdoren për kompensimin e pronarëve. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i propozoi Kuvendit të mos shpërndajë tapi në masë, por vetëm subjekteve që disponojnë certifikatën e përdorimit të tokës të marrë konform ligjit 7501. Tokën e atyre që nuk e disponojnë këtë certifikatë, Mediu propozoi që të kalohet në fondin fizik të kompensimit të ish-pronarëve. "Janë 17.335 ha tokë të ndërmarrjeve bujqësor të cilat janë pjesë e fondit të kompensimit fizik të AKKP. Asnjë centimetër katror nga këto nuk është kthyer sot për një arsye të thjeshtë, sepse këto nuk janë toka të lira, po të zaptuara. Nëse ne nuk do të shmangim pikërisht abuzimin mbi këto toka ne nuk mund të kthejmë asnjë cm tek pronarët legjitim. Ky ligj duhet të ketë vëmendjen e përjashtimit të çdo individi që ka përfituar në mënyrë të paligjshme", tha Mediu. Ky i fundit ka marrë një përgjigje nga specialisti i ministrisë së Bujqësisë duke i garantuar se familjet që kanë përfituar nga ligji 7501 do të plotësojnë dokumentacionin. "Do të plotësohen me dokumentacion vetëm familjet bujqësore, ose individët që kanë qenë punonjës të ish ndërmarrjes bujqësore në 1 gusht të vitit 1991, duhet të jenë me gjendje civile të pandryshuar. Tokën duhet ta kenë aktualisht edhe sot e kësaj dite në përdorim dhe të ushtrojnë aktivitet bujqësor. As teorikisht dhe as praktikisht, asnjë individ që nuk përmbush kushtet e ligjit bazë në mënyrë të pandryshuar deri aktualisht nuk mund të bëhet pronar", tha Irfan Torelli, specialist.
DEBATET NE KOMISIONIN E LIGJEVE
Torreli: Ky ligj do të rregullojë të gjitha marrëdhëniet që kanë pronarët e ligjit 7501 me pronat.

Majko: Ne po diskutojmë ndryshimet e ligjit të vitit 1995, dhe po vazhdojmë akoma dhurimin e pronësisë. Dakord! Tani unë kam një pyetje me precedent të natyrës së tillë. Në 1998 i kemi dhuruar dikujt, për ta marrë në përdorim tokën, ka vdekur. Jemi në në vitin 2012, janë martuar fëmijët. Ky është absurditet, ky është fjalë kryqi. Të na falin kolegët. Çfarë ndodh? Pra, ka precedent të këtij arsyetimi që po them unë, që ai e ka tokën pa letra në Kukës dhe ka vdekur. Faleminderit!

Torrelli: Kategoria e përfituesve janë familjet buqësore, por ka edhe individ. Është një ëprqindje e vogël. Ka akte të tjeta që e rregullojnë, por ai nuk ka marrë certifikatën e pronësisë, dhe nëse ai ka vdekur nuk përfiton, kjo vetëm nëse është në cilësinë e individ.

Majko: Precedent tjetër. Me ligjet e mëparshme, para 1995, është përmbytur fshati nga liqeni dhe kanë zbritur në fushën e Durrësit. Tani jemi pa letra po na vjen një bizesmen Serbo-kroat me emrin Fazliç, dhe thotë do të bëj TEC. Çfarë ndodh? Marrin letrat këta, apo fiton ky tjetri serbi? E njihni besoj, është precendenti i fushës së Durrësit, ku j'u thanë se nuk keni letra për tokën ku do rrini, dhe këtu do vijnë të bëjnë një TEC të madh. Tani, dakord. Ju më thatë rastin me kuksianët, unë po ju them për rastin në Durrës. Tani si do e zgjidhim? Ndryshe në Kukës dhe ndryshe në Durrës?

Rusmajli: Janë vendime të qeverisë këto

Majko: Po pyes nga ministra

Rusmajli: Ehë do të pyesni ministrinë? Po. Ju njëherë i doni vendimet e qeverisë, njëherë nuk i doni. Është interesante kjo.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës