Pandemia Covid në Ballkan/ Rekord i ri viktimash në Rumani…5 vdekje në Maqedoninë e Veriut

Pandemia Covid në Ballkan/ Rekord i ri viktimash në Rumani…5 vdekje në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut regjistroi ditën e sotme 102 raste të reja të identifikuar me infeksionin e koronavirusit.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve, që nga fillimi i pandemisë është rritur në 10 315

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit u raportuan edhe 5 viktima, për një total prej 471 vdekje prej Covid-19.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore u deklaruan edhe për 99  të shëruar nga infeksioni, për një total prej më shumë se 5659 ish pacientë

Covid në Rumani

Rumania ka regjistruar në 24 orët e fundit edhe një tjetër numër rekord infeksionesh të reja dhe viktima të regjistruara që nga fillimi i pandemisë Covid.

Autoritetet u deklaruan për 1151 persona të identifikuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit. Gjithashtu në vend janë regjistruar edhe 33 viktima.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga infeksioni, që nga fillimi i pandemisë është rritur në 47 053 raste, për një total viktimash prej 2239, kurse totali i të shëruarve është 26128

Covid në Slloveni

Autoritetet shëndetësore në Slloveni kanë raportuar se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 14 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë.

Me këto shifra, totali i personave të prekur nga koronavirusi është rritur në 2101 kurse numri i përgjithshëm i viktimave është 117 që prej fillimit të emergjencës shëndetësore. Totali i të shëruarve është rritur gjithashtu në 1742 ish pacientë.

Covid në Malin e Zi

Deri ditën e djeshme në Malin e Zi ka patur të regjistruar 2893 raste pozitiv me Covid. Gjithashtu në vend pandemia ka shkaktuar edhe 45 viktima, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 809

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut