Pandemia Covid/Rihapen kufijtë dhe rinisin aktivitetet, por në disa vende po rikthehen zonat e kuqe

Ndërsa Europa ka lehtësuar masat e ndërmarra për të frenuar përhapjen e infeksionit të koronavirusit dhe teksa kanë rinisur aktivitetet prodhuese dhe jeta po i rikthehet ngadalë normalitetit, disa vende po bëjnë hapa pas dhe po rikthejnë zonat e kuqe pasi janë identifikuar shpërthime në vatra të reja infeksioni.

Në situatën ende pandemike, rikthimi në normalitet në Spanjë duket i dobët. Në vijim të rihapjes së kufijve dhe rifillimit të sezonit turistik, autoritetet urdhëruan kthimin në fazën-2 në tre rrethe të Aragonës, pas zbulimit të shpërthimeve të reja të infeksionit në disa aktivitete prodhuese

Në Gjermani, ku indikacioni R0 që tregon aftësinë e infektueshmërisë që ka një person i identifikuar pozitiv nga koronavirusi, ka kërcyer nga 1.79 në 2.88 dhe qeveria merkel është e shqetësuar sidomos për përhapjen e infeksionit në fabrikat e përpunimit të mishit.

Hipoteza e një zone të re të kuqe është gjithashtu në diskutim në Uellsin e Veriut, pas zbulimit të një shpërthimi të ri Covid midis punonjësve të një fabrike ushqimi.

Në Portugali janë bërë hapa prapa, pas vatrave të reja nga koronavirusi sidomos në kryeqytetin Lisbonë. Qeveria ka rikthyer disa nga masat e kufizimit, psh të gjitha dyqanet, kafenetë dhe klubet do të mbyllen në orën 20:00.

Sipas autoriteteve, shpërthimet e reja janë të kufizuara dhe i atribuohen aktiviteteve të veçanta prodhuese në lagje me një dendësi të lartë të popullsisë. Portugalia deri më tani ka pësuar një ndikim relativisht të moderuar të pandemisë. Në total, ka më pak se 40,000 raste dhe 1.500 vdekje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ditë acari në vend, a i përballoni dot kostot e ngrohjes?



×

Lajmi i fundit

John

Luiza Gega e dyta në turneun e Mançesterit, Veliaj përshëndet arritjen e sportistes dhe ‘thumbon’ Dukën: Koha që edhe në futboll, të largohet llumi e t’i jepet dorë talenteve