Pandemia dhe variantet e reja, Gjermania porosit 1 milionë pako ‘paxlovid’, pilula e Pfizer kundër COVID-19
Foto e pilulës, kundër COVID-19
Ilaçi Paxlovid do duhet të përdoret në Gjermani që në janar. Qeveria gjermane bleu 1 milionë paketa me Paxlovid, bëri të ditur ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach në Berlin. Ky ilaç është "ekstremisht shumë premtues, sepse me dhënien e hershme e dobëson ndjeshëm COVID-in", tha Lauterbach. Sipas ministrit gjerman, dhënia e këtij ilaçi në të ardhmen do të lehtësojë ndjeshëm repartet e trajtimit intensiv në spitale.
Ilaçi jepet për pesë ditë
Pacientët, sipas të dhënave të prodhuesit, koncernit amerikan, Pfizer duhet të trajtohen pesë ditë me ilaçin: dy herë në ditë nga tre pilula. Të gjitha në një pako ilaçesh që i përgjigjet një cikli trajtimi. Paxlovid përmban substancën Nirmatrelvir që e bllokon proteinën e SARS-CoV-2. Me këtë ndalet shtimi i mëtejshëm i virusit në trup.
Ministri gjerman, Lauterbach bëri të ditur, se do të jepet një leje emergjence, me qëllim që Paxlovid të përdoret në Gjermani menjëherë pas furnizimit. Në BE ilaçi i koncernit Pfizer nuk është i lejuar ende. Autoriteti i BE për medikamentet, EMA është duke verifikuar lejimin e tij. Por EMA ka bërë ndërkohë të ditur, se me Paxlovid mund të trajtohen pacientë të rritur, që nuk kanë nevojë për intubim dhe që kanë rrezik për ecuri të rëndë të sëmundjes. Në SHBA autoriteti amerikan i medikamenteve, FDA e dha lejen e emergjencës pak para Krishtlindjeve. Sipas Pfizer, Paxlovid "me shumë sukses" pengon ecurinë e rëndë të sëmundjes së shkaktuar nga Corona./ DW
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.1%
-
Të gabuar
82.7%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2929
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Enver Robelli: Urrejtësi i myslimanëve goditi me metoda të fanatikëve islamistë
24 Dhjetor, 09:35
-
Gjermani/ Pas ngjarjes në Magdeburg: Sulme ndaj migrantëve
24 Dhjetor, 08:44
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme
23 Dhjetor, 08:23
-
VIDEO/ Dëmtim i tmerrshëm në basketboll! Nëntë tifozëve u ra të fikët, njëri pësoi atak në zemër
22 Dhjetor, 17:45
-
Sulmi në Gjermani, ekstremistët kërkojnë dëbimin e refugjatëve
22 Dhjetor, 13:28
-
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje
22 Dhjetor, 13:10
-
Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg
21 Dhjetor, 21:48
-
Sulmi në Gjermani/ 5 të vdekur, mes tyre një 9-vjeçar, 205 të plagosur, 41 në gjendje të rëndë! Scholz viziton tregun e Krishtlindjeve (VIDEO)
21 Dhjetor, 08:12
-
Gjermani/ Tragjedi në Magdeburg, makina përplas turmën në Tregun e Krishtlindjeve, 2 të vdekur e 68 të plagosur! Kapet autori! S'ka shqiptarë të lënduar (VIDEO)
20 Dhjetor, 20:49
-
Zgjedhjet në Gjermani/ Elon Musk shpreh hapur mbështetjen për AfD-në, partinë e ekstremit të djathtë
20 Dhjetor, 16:49
-
Arrestimi në Gjermani, Florian Marku në pritje të ekstradimit drejt Greqisë! Priten 6 muaj burg
19 Dhjetor, 12:47