Pandemia e COVID-19, spektatorëve të huaj nuk do t'u lejohet hyrja në Japoni për Lojërat Olimpike

Pandemia e COVID-19, spektatorëve të huaj nuk do t'u lejohet hyrja në Japoni për Lojërat Olimpike

Foto ilustruese

JAPONI- Pandemia e COVID-19 ka ndryshuar rrjedhën dhe mënyrën e jetesës sonë, si dhe ka kufizuar shumë ngjarje të rëndësishme sportive si ajo e Lojërave Olimpike.

Organizatorët e Lojërave Olimpike, kanë lajmëruar se këtë vit gjatë zhvillimit të tyre nuk do të lejohen spektatorët e huaj.

Shefi i komitetit organizues Toshiro Muto, tha se 600 mijë biletat të cilat janë blerë nga persona me shtetësi të huaj si dhe 300 mijë bileta të tjera të Lojërave paraolimpike do të rimbursohen, përmes një aplikimi të posaçëm.

Presidentja e Lojërave Olimpike Seiko Hashimoto, tha se mund të kishin pritur deri në moment të fundit për një vendim lidhur me lejimin ose jo të spektatorëve të huaj, por donin t’i informonin, në mënyrë që anulimet e fluturimeve të bëheshin sa më shpejt.

“Ne duhet të vendosnim sa më shpejt në mënyrë që mos të shkaktonin shqetësimi. Unë e di që kjo është një çështje shumë e vështirë.”, tha ajo.

Lojërat Olimpike ishin planifikuar të mbaheshin në 2020 por për shkak të pandemisë ato u shtynë për këtë vit, megjithatë situata dhe masat anti-COVID po i vështirësojnë edhe këtë vit.

Ato do të organizohen në Japoni dhe do të mbahen nga 23 korriku deri më 28 gusht, ndërsa paraolimpiada nga 24 gusht deri më 5 shtator.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?