Pandemia jashtë programit të PD?! Koduzi: COVID-in e luftojmë përmes planit me 5 pika! (VIDEO)

TIRANË- Vendi vijon të përballet ashpër me COVID-19 e opozita shton çdo ditë akuzat ndaj qeverisë se nuk po menaxhon si duhet pandeminë.

Pavarësisht kësaj tabloje, kreu i demokratëve Lulzim Basha nuk tha asnjë fjalë në prezantimin e planit shëndetësor, se cilat mund të jenë masat që ekipi i tij do të marrë për koronavirusin, nëse pas 25 prillit populli do t’i besojë qeverisjen.

Eksperti i shëndetësisë pranë PD, Gazment Koduzi, njëherësh një prej hartuesve të programit tha se për demokratët, mbetet në fuqi plani me 5 pika, të cilin do ta vënë në zbatim menjëherë sapo të marrin pushtetin.

“Mbetet në fuqi plani me 5 pika. Ne do zbatojmë strategjinë që ka zbatuar e gjithë bota, testim, gjurmim, trajtim, por është i shpërndarë në sistem, duke fuqizuar çdo hallkë të sistemit. Masat e para që do të marrim sapo të vijmë në pushtet do të jetë zbatimi i planit me 5 pika për të lehtësuar situatën e pandemisë, vënien nën kontroll të saj, mbështetjen e pacientëve, si të atyre që trajtohen në shtëpi dhe atyre që trajtohen në spital, por edhe qytetarët e tjerë që nuk kanë patur mundësi të mbështeten financiarisht nga qeveria”, tha Koduzi.

 Megjithatë, Koduzi thotë se të gjitha masat e prezantuara këtë të hënë, synojnë reduktimin e pasojave të pandemisë, nëpërmjet fuqizimit të çdo hallkë të sistemit shëndetësor.

“Gjatë prezantimit të sotëm janë deleguar të gjitha problematikat lidhur me epideminë. Ne kemi thënë gjithmonë që epidemia përballohet si sistem dhe ne do ngremë sistemin, e dyta do reformohet ISHP, në kapacitete dhe infrastrukturë, pasi ajo bën gjurmimin dhe testimin, nga trinomi i famshëm gjurmim-testim-mjekim. Kur vijmë te spitalet që bëjnë mjekimin, do sjellim reformim të sistemit spitalor,  me një autonomi menaxheriale, për të testuar çdo lloj patologjie, nuk do i ndajmë spitalet COVID 1,2, 3, por siç kemi thënë hapja e spitaleve rajonale", tha Koduzi. 

Por sa kohë do i duhet partisë Demokratike të reformojë sistemin shëndetësor? Koduzi thotë se hapi i parë do të jetë përmirësimi i kornizave ligjore, gjë që do të ndodhë brenda mandatit të parë qeverisës. Por ai pranon se reformat e thella në shëndetësi do të kërkojnë më shumë se një mandat, e domosdoshmërish edhe konsensusin e opozitës së ardhshme.

“Ne kemi objektivat tona, duke nisur që në ditët e para do bëjmë të mundur atë që quhet përmirësim i kornizave ligjore, çdo objektiv do realizohet deri në fund të mandatit të parë, sigurisht që ka edhe hapa të tjera që do të duan më shumë kohë, do duan edhe konsensusin e opozitës së nesërme që reformat më mos të kthehen mbrapsht sepse reformat në shëndetësi do të duan kohë që të kenë impakt”, tha Koduzi.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja