PD programi për shëndetësinë me 8 pika, asnjë fjalë për COVID dhe menaxhimin e pandemisë! Basha: Hapim fakultet të ri mjekësor, rimbursim të ilaçeve sipas diagnozës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot programin për shëndetësinë ku fokusin e ka vënë në rimëkëmbjen e të gjithë shëndetësisë dhe atë që ai e cilëson shërimin e Shqipërisë. U vu re se në programin e PD-së nuk përmendet fare situata e COVID dhe mënyra se si PD do ta menaxhonte pandeminë. 

Basha përveç premtimit për rritjen në 700 euro të pagave të infermierëve dhe 1200 të mjekëve, tha se do hapë një fakultet të ri mjekësie, ndërsa njoftoi edhe një skemë të re të rimbursimit të ilaçeve, ku me programin e PD ajo do të bëhet sipas diagnozës.

Basha gjithashtu premtoi automoni menaxheriale të spitaleve dhe qendrave shëndetësore, ndërsa tha se pacienti do të vendoset në qendër të sistemit shëndetësorë. Sipas programit të Bashës do të jetë pacienti, i cili do të vendos vetë se në cilin spital do të kurohet dhe se kush do të jetë mjeku i familjes.

Kryedemokrati tha se misioni i PD-së është të rimëkëmbet vendi dhe të ringjallim shpresën dhe se për këtë program ka punuar me ekspertët më të mirë për një plan shëndetësie që do ta ndryshojë dhe shërojë Shqipërinë.

"T’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve dhe t'u japim fund dështimeve 8 vjeçare të Ramës. Dhe qe ne të ecim përpara, e keqja duhet të largohet.  Që të përparojë ekonomia. Që të permiresohet dhe zhvillohet shëndetësia. Dhe prandaj jemi mbledhur ketu sot së bashku për të folur për shëndetin tonë.

Por për të patur një shëndetësi më të mirë, duhet më së pari të shërojmë vendin tone.Sepse kur renkon i gjithe vendi, te gjithë jemi sëmurë. Prandaj ne fillim duhet të shërojmë vendin tonë, per t’u bere edhe vete mire. Me këtë plan, ne do ta shërojmë Shqipërinë. Do te krijojme kushtet qe jo vetem te ringrihemi nga shtrati i lengimit, por te ndertojme nje sistem model per te gjithe rajonin.

Sot, ne angazhohemi dhe u garantojme gjithe shqiptareve se do të bëjmë një ndryshim në shëndetësi, që do te sjelle nje jete me te shendetshme dhe me cilesore per te gjithe.

Ne angazhohemi qe jo vetem te ulim tarifat ne menyre te ndjeshme, por edhe qe keto para te mos shkojne ne xhepat e atyre qe kane kapur sistemin shendetesor, por te kthehen perseri tek ju me nje sherbim cilesor dhe dinjitoz si per cdo qytetar europian", tha Basha.

8 pikat e programit për shëndetësinë të PD-së

1.Pacienti do ta zgjidhë vetë mjekun e familjes, klinikën, apo spitalin ku do të kurohet.

2.Qendrat shëndetësore dhe spitalet publike do të riorganizohen duke dhënë autonomi menaxheriale.

3.Paga e infermiereve do të behet 700 Euro dhe e mjekëve do te behet 1200 Euro.

4-Do të hapim një fakultet të ri mjekësor në Shqipëri

5- Ilaçet do të rimbursohen sipas diagnozës dhe jo sipas skemës aktuale kufizuese qe le jashte saj shume medikamente per njerezit

6-Bazë ligjore dhe kontroll për ilaçe të cilësisë së lartë 

7-Riorganizmi i shërbimit të shëndetit publik sipas standardeve ndërkombëtare

8-950 euro për specializantët dhe zerim të kuotës së studimit prej 115000 L

Javën e kaluar PD prezantoi edhe programin ekonomik, për të cilin Basha tha se janë dashur 2 vite për ta hartuar, është hapja e 110 mijë vendeve të punës, rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë në 36 mijë lekë, taksë 9% të fitimit mbi të gjitha bizneset me një xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë të reja, totali i taksave dhe tarifave vendore i bizneseve të vogla e të mesme jo  më i lartë se 0.5% e xhiros.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:28
Basha: Do hapin fakultet të ri mjekësor! Rimbursimi i ilaçeve sipas diagnozës

Lulzim Basha tha se kur PD të vij në pushtete do të hap një fakultet të ri mjekësisë në vend dhe se do të rris numrin e mjekëve. Basha foli gjithashtu edhe për skemën e rimbursimit të ilaçeve duke thënë se ajo do të bëhet sipas diagnozës dhe jo me skemën aktuale, ku sipas tij lë jashtë shumë persona që detyrohen ti paguajnë nga xhepi barnat mjekësore.

"Do të rrisim numrin e mjekëve nga dhe do të hapim një fakultet të ri mjekësor në Shqipëri. Ne do të sigurojmë bazën ligjore dhe do të ushtrojmë kontroll që në Shqipëri të shiten vetëm ilaçe të cilësisë së lartë të standardit të vendeve europiane. Ilaçet do të rimbursohen sipas diagnozës dhe jo sipas skemës aktuale kufizuese qe le jashtë saj shume medikamente per njerezit, dhe i detyron ata te paguajne nga xhepi. Riorganizmi i shërbimit të shëndetit publik do të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare, në mënyrë që të jemi të përgatitur të përballojmë me sukses edhe sfidat e së ardhmes", tha Basha

Ora 11:23
Basha: Pacienti do vendos vetë spitalin ku do të kurohet dhe mjekun e familjes! Autonomi menaxheriale për spitalet

Kryedemokrati Basha, gjatë prezantimit të programit për shëndetësinë, tha se pacienti do të vendos vetë se ku do të kurohet dhe se kush do të jetë mjeku i familjes dhe se pacienti do të vendoset në qendër të sistemit shëndetësor. Gjithashtu ai tha se do të ketë autonomi menaxheriale për spitalet dhe qendrat shëndetësore.

"Pacienti do të vendoset në qendër të sistemit sipas parimit “paraja ndjek pacientin.” Ju vete do ta zgjidhni mjekun e familjes, klinikën, apo spitalin ku doni te kuroheni. Qendrat shëndetësore dhe spitalet publike do të riorganizohen duke dhënë autonomi menaxheriale, per te rritur kujdesin dhe shërbimet për ju", tha Basha.

Ora 11:19
Basha premton: 700 euro për infermierët dhe 1200 euro për mjekët

Gjatë prezantimit të programit për shëndetësinë, kryedemokrati Basha ka premtuar rritje të pagave të bluzave të bardha duke thënë se infermierët do të marrin 700 euro dhe mjekët 1200 euro.

"Do të ketë paga dinjitoze për mjekët e infermieret. Me programin tone Shqipëria fiton Shendetesine, paga e infermiereve do të behet 700 Euro dhe e mjekëve do te behet 1200 Euro.

Ne keto kohe te veshtira ne e pame, se pavaresisht se ishin lene pas dore, ata u bene heronjtë tanë! Ata luftojnë per ne në vijën e parë! Dhe e meritojnë", tha Basha

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'