Pandemia në Ballkan/ Bilanc tragjik në Rumani, 44 viktima dhe 1470 raste Covid në 24 orë

Pandemia në Ballkan/ Bilanc tragjik në Rumani, 44 viktima dhe 1470 raste Covid në 24 orë

Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbërthyer Rumaninë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 1470 raste të reja të prekur nga Covid, dhe 44 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 4792, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 125 414

Sllovenia ka raportuar 99 raste të reja koronavirusi dhe asnjë viktimë. Numri i të prekurve në vend është rritur në 5487 kurse vdekjet numërohen në 149

Kroacia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 135 raste të reja infeksioni dhe 3 vdekje.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i personave të identifikuar të prekur nga Covid është rritur në 16380 kurse totali i viktimave 275. Gjithashtu ka patur edhe mbi 14 700 pacientë të shëruar.

Mali i Zi ka regjistruar gjatë 24 orëve të kaluara 128 raste dhe 5 viktima Covid. Numri total i të prekurve që nga fillimi i pandemisë është 10 441 kurse viktimat janë 163

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit