Pandemia në Ballkan/ Kosova regjistron 1 viktimë dhe 119 raste të reja Covid

Pandemia në Ballkan/ Kosova regjistron 1 viktimë dhe 119 raste të reja Covid

Kosova ka raportuar sot 119 raste të reja infeksioni koronavirusi, për një total prej 13.100 pozitivë që prej fillimit të pandemisë Covid.

Gjithashtu autoritetet u deklaruan edhe për 1 viktimë, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën që prej fillimit të emergjencës shëndetësore ka shkuar në 499

Janë shëruar edhe 154  pacientë teksa numri i përgjithshëm i tyre deri më sot është gjithsej 9239

Bosnje Hercegovina ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 294 raste të reja infeksioni dhe kanë humbur jetën nga Covid 9 persona.

Sipas të dhënave të autoriteteve të shëndetësisë, totali i të prekurve nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë është 19214 kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 591.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 108 raste të reja infeksioni dhe 2 viktima. Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 31207 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 709.

Gjatë 24 orëve të fundit Republika e Maqedonisë së Veriut ka regjistruar 159 raste të reja Covid (dje ishin 89) si dhe 5 viktima, (edhe dje u raportuan 7)
Sipas autoriteteve në vend, totali i të identifikuarve pozitiv me koronavirus është rritur në 14163 për një total prej 590 viktimash që prej fillimit të pandemisë kurse numri i të shëruarve ka shkuar në më shumë se 10,930

Kroacia ka raportuar se në 24 orët e fundit janë identifikuar me Covid 357 persona si dhe ka patur 3 vdekje nga infeksioni.

Sipas autoriteteve, totali i të identifikuave të prekur nga koronavirusi është 9549 kurse numri i pergjithshëm i viktimave ka shkuar në 180.

Kroacia renditet e fundit sa i përket numrit të testimeve të koronavirusit në Evropë. Sipas Worldometers, deri më tani janë kryer 38.376 teste për një milion banorë në Kroaci. Shifrat e vendosin pak më lart se Irani (37,297) dhe Iraku (37.233), në listën botërore dhe më poshtë se Kirgistani (40.933) dhe Uzbekistani (41.080), shkruan Veçernji list.

Fill pas Kroacisë vjen Hungaria me 41.948 teste për një milion banorë dhe Sllovakia me 59.263 testime. Në krye të vendeve me më së shumti testime është Malta, e cila ndiqet nga Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja