Pandemia në Ballkan/ Kosova regjistron 120 raste dhe 9 viktima në 24 orë

Pandemia në Ballkan/ Kosova regjistron 120 raste dhe 9 viktima në 24 orë

Sipas Institutit Kombëtar të  Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 120 raste të reja të infeksionit Covid dhe 9 viktima.

Gjithashtu janë shëruar edhe 122 pacientë

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid që prej fillimit të pandemisë është rritur në 13,454 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 525, ndërsa të shëruarit numërohen në 9.473.

Bosnje Hercegovina ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 171 raste të reja infeksioni dhe kanë humbur jetën nga Covid 11 persona.

Sipas të dhënave të autoriteteve të shëndetësisë, totali i të prekurve nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë është 19964 kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 609.

Mali i Zi deri ditën e djeshme ka patur të raportuar 4790 raste infeksioni në total, 98 viktima që prej fillimit të pandemisë dhe 3963 pacientë të shëruar.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 41  raste të reja infeksioni dhe  2 viktima.

Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 31 406 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 713.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve