Pandemia në Ballkan/ Rumania regjistron 1679 raste të reja dhe 27 vdekje

Pandemia në Ballkan/ Rumania regjistron 1679 raste të reja dhe 27 vdekje

Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbërthyer Rumaninë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 1679 raste të reja të prekur nga Covid, dhe 27 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 4312, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 108 690 gjithashtu janë shëruar edhe mbi 43 mijë pacientë.

Kroacia ka raportuar për 250 raste të reja infeksioni dhe 2 viktima Covid.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të pandemisë është rritur në 14229 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 238. Gjithashtu janë shëruar edhe 11900 pacientë

Mali zi raportoi dje për 230 raste pozitive dhe 3 viktima Covid, për një total prej 7291 të prekurish nga infeksioni dhe 126 vdekje që prej fillimit të pandemisë.

Sllovenia ka raportuar sot për 104 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë. Totali i të prekurve është rritur në 4059 kurse vdekjet raportohet të jenë 136

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja