Pandemia në Ballkan/ Rumania regjistron 33 vdekje dhe 2158 raste të reja Covid

Pandemia në Ballkan/ Rumania regjistron 33 vdekje dhe 2158 raste të reja Covid

Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbërthyer Rumaninë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 2158 raste të reja të prekur nga Covid, dhe 33 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 4825, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 127 572  

Sllovenia ka raportuar 203 raste të reja koronavirusi dhe 1 viktimë. Numri i të prekurve në vend është rritur në 5690 kurse vdekjet numërohen në 150

Kroacia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 213 raste të reja infeksioni dhe 5 vdekje.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i personave të identifikuar të prekur nga Covid është rritur në 16593 kurse totali i viktimave 280. Gjithashtu ka patur edhe mbi 15 000 pacientë të shëruar.

Mali i Zi ka regjistruar gjatë 24 orëve të kaluara 134 raste dhe 1 viktimë Covid. Numri total i të prekurve që nga fillimi i pandemisë është 10 575 kurse viktimat janë 164

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje