Pandemia në Ballkan/ Rumania regjistron 37 vdekje dhe 2086 raste të reja Covid

Pandemia në Ballkan/ Rumania regjistron 37 vdekje dhe 2086 raste të reja Covid

Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbërthyer Rumaninë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 2086 raste të reja të prekur nga Covid, dhe 37 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 4862, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 129 658

Sllovenia ka raportuar 175 raste të reja koronavirusi dhe 2 viktima. Numri i të prekurve në vend është rritur në 5865 kurse vdekjet numërohen në 152

Kroacia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 234 raste të reja infeksioni dhe 4 vdekje.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i personave të identifikuar të prekur nga Covid është rritur në 16827 kurse totali i viktimave 284. Gjithashtu ka patur edhe mbi 15 000 pacientë të shëruar.

Mali i Zi ka regjistruar gjatë 24 orëve të kaluara 197 raste dhe 5 viktima Covid. Numri total i të prekurve që nga fillimi i pandemisë është 10 772 kurse viktimat janë 165

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së