Pandemia në Europë/ Rritje e mprehtë e numrit te rasteve të reja me Covid-19

Pandemia në Europë/ Rritje e mprehtë e numrit te rasteve të reja me Covid-19


Edhe pse epiqendra e pandemisë së shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit është transferuar tashmë në Kontinentin Amerikan, Europa në javën e fundit ka qenë dëshimtare e rritjes së numrit të rasteve të reja.

Franca raportoi gjatë 24 orëve të kaluara 4771 të prekur të rinjë nga Covid, rreth 1000 më shumë se një ditë më parë dhe kjo është hera e parë që prej muajit maj me mbi 4000 të identifikuar pozitiv me Covid. Ndërkohë Spanja, Gjermania dhe Italia gjithashtu kanë regjistruar numrin e tyre më të lartë të rasteve që nga fundi i prillit ose majit.

Shumë nga rastet e reja spanjolle raportohet se janë midis të rinjve, ndërsa rritja e shifrave në Gjermani ka ardhur si pasojë e mungesës së respektimit të distancës sociale dhe udhëtarëve që kthehen nga jashtë.

Mbretëria e Bashkuar - e cila ka numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid në Europë - regjistroi gjatë 24 orëve të kaluara mbi 1180 raste të tjerë pozitivë.
Rastet në Francë

Zyrtarët thonë se virusi tani qarkullon kryesisht në qytete të mëdha në mesin e të rinjve, të cilët zakonisht nuk kanë simptoma serioze, dhe kjo është arsyeja pse numri i personave që trajtohen në spital nuk ka ndryshuar shumë.

Sidoqoftë, tre qytete të tjera - St Etienne, Nice dhe Toulouse - kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave, e cila kërkohet të mbahet gjithashtu në  zona të ngarkuara të kryeqytetit Paris.

Ministri i arsimit Jean-Michel Blanquer ka përjashtuar çdo shtyrje për nisjen e vitit të ri shkollor, i cili fillon më 1 shtator, megjithëse ai pranoi se "mund të ketë përjashtime lokale".

Nxënësve të moshës 11 vjeç e lart do t'u kërkohet të mbajnë maska .

Cila është fotografia Covid në Spanjë?

Spanja raportoi të enjten 3349 raste të reja por kordinatori i Minsitrise se Shëndetësisë për emergjencën shëndetësore Fernando Simón, tha se epidemia nuk është jashtë kontrollit, edhe pse gjatë javës së kaluar pati 122 viktima Covid.

Mosha mesatare e atyre që janë konfirmuar bartës të koronavirusit tani është 38 vjeç, shumë më e ulët se në kulmin e epidemisë në vend, kur mosha mesatare e të prekurve ishte mbi 60 vjeç.

Covid Gjermania

Vendi raportoi 1,707 raste të reja, të cilat sipas autoriteteve në pjesën më të madhe për faj të rikthimit nga jashtë vendit të pushuesve, festive dhe tubimeve familjare. Instituti Robert-Koch tha se nivelet më të larta të infeksionit janë midis atyre që janë kthyer nga Kosova, Turqia dhe Kroacia.


Lajmi kryesor:

Rreth 1000 infeksione të reja Covid në Itali! SHBA-ja dhe Brazili, epiqendra të pandemisë...Rritje e mprehtë e numrit të rasteve në Europë


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë