Rreth 1000 infeksione të reja Covid në Itali! SHBA-ja dhe Brazili, epiqendra të pandemisë...Rritje e mprehtë e numrit të rasteve në Europë

Rreth 1000 infeksione të reja Covid në Itali! SHBA-ja dhe Brazili, epiqendra të pandemisë...Rritje e mprehtë e numrit të rasteve në Europë

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi është në pragun e 22 milionë e 700 mijë, për një total viktimash prej rreth 800 mijë.

SHBA-ja dhe Brazili, për momentin janë qendra të përhapjes së Covid-19.

Në harkun kohor të 24 orëve, Brazili ka raportuar për më shumë se 47,000 raste të reja me koronavirus dhe 1,200 viktima nga sëmundja ndërsa Shtetet e Bashkuara regjistruan mbi 44,000 raste të reja dhe më shumë se 1,300 vdekje. Shumica e infektimeve ishin në Kaliforni, Florida dhe Teksas.

Që prej shpërthimit të epidemisë, Amerika ka shënuar 174,203 të vdekur dhe mbi 5.5 milionë raste të konfirmuara.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, India është aktualisht e treta për nga numri i të prekurve me koronavirus, 2.7 milionë dhe gati 53,000 të vdekur, ndërsa Rusia renditet e katërta me 935,000 të infektuar dhe afro 16,000 të vdekur.

Vdekjet nga Covid-19 në SHBA duhet të fillojnë të bien javën e ardhshme, tha drejtori i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Robert Redfield I cituar nga CNN. Deri më tani, më shumë se 5.5 milion amerikanë janë infektuar dhe të paktën 174.250 kanë ndërruar jetë nga sëmundja sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Mesatarja e 1.000 vdekjeve në ditë vazhdon atje prej të paktën 24 ditësh rresht, por Redfield shoreson që situata të ndryshojë pas disa ditësh. “Urojmë që javën e ardhshme dhe atë pasardhëse të nisim të shohim një rënie të nivelit të vdekjeve” u shpreh ai. Mesazhi i ekspertit të rëndësishëm vjen në kohën kur edhe një zyrtar i administratës Trump tha se trendi i sëmundjes tani "po shkon në drejtimin e duhur".

Redfield tërhoqi megjithatë vëmendjen se teksa rastet bien në zonat e kuqe, tek ato të verdhat në zemër të vendit, gjendja paraqitet shqetësuese.

“Tani është Amerika Qendrorë ajo që po mbërthehet prej koronavirusit”, u shpreh mjeku, duke kërkuar të bëhet kujdes ndërsa theksoi se “ në këto momente, nuk na nevojitet një valë e tretë, dhe duhet ta shmangim me sa të mundim një gjë të tillë”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:08
Vazhdon rritja e infeksionet Covid/ Në Itali regjistrohen 947 raste të reja! Spanja konfirmon 3650 pozitivë në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 9 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35.427që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 947 raste të reja pozitiv, për një total prej 257.065 të prekurish nga Covid.

Në vend sot pati edhe 274 pacientë të shëruar për një total prej 204.960

Sipas autoriteteve shëndetësore totali i rasteve aktive në vend është më shumë se 16.600

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 154 raste të reja të pozitivitetit Covid dhe 2 viktima.

Sipas Institutit të lartë të Shëndetësisë në Itali, mosha mesatare e rasteve të reja të identifikuar me infeksionin e koronavirusit gjatë periudhës 10 deri 16 gusht është ulur në rreth 30 vjeç.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, për të tretën javë me rradhë në vend ka  rritje të rasteve të reja dhe se incidenca kumulative në 14 ditët e fundit (periudha 3-16 gusht) është 9.65 për 100 mijë banorë, "e ngjashme me nivelet e vërejtura në fillim të qershorit". 28.3% e rasteve të diagnostikuara jamë të importuara nga jashtë kurse shumica e infeksioneve kanë ndodhur brenda territorit italian.

Autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 3650 raste të reja infeksioni Covid dhe 25 viktima.

Po sipas autoriteteve, numri I përgjithshëm I infeksioneve është rritur në 386.054 kurse totali I viktimave ka shkuar në 28.838. Numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Madrid

Ora 11:43
Pandemia në Europë/ Rritje e mprehtë e numrit te rasteve të reja me Covid-19


Edhe pse epiqendra e pandemisë së shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit është transferuar tashmë në Kontinentin Amerikan, Europa në javën e fundit ka qenë dëshimtare e rritjes së numrit të rasteve të reja.

Franca raportoi gjatë 24 orëve të kaluara 4771 të prekur të rinjë nga Covid, rreth 1000 më shumë se një ditë më parë dhe kjo është hera e parë që prej muajit maj me mbi 4000 të identifikuar pozitiv me Covid. Ndërkohë Spanja, Gjermania dhe Italia gjithashtu kanë regjistruar numrin e tyre më të lartë të rasteve që nga fundi i prillit ose majit.

Shumë nga rastet e reja spanjolle raportohet se janë midis të rinjve, ndërsa rritja e shifrave në Gjermani ka ardhur si pasojë e mungesës së respektimit të distancës sociale dhe udhëtarëve që kthehen nga jashtë.

Mbretëria e Bashkuar - e cila ka numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid në Europë - regjistroi gjatë 24 orëve të kaluara mbi 1180 raste të tjerë pozitivë.
Rastet në Francë

Zyrtarët thonë se virusi tani qarkullon kryesisht në qytete të mëdha në mesin e të rinjve, të cilët zakonisht nuk kanë simptoma serioze, dhe kjo është arsyeja pse numri i personave që trajtohen në spital nuk ka ndryshuar shumë.

Sidoqoftë, tre qytete të tjera - St Etienne, Nice dhe Toulouse - kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave, e cila kërkohet të mbahet gjithashtu në  zona të ngarkuara të kryeqytetit Paris.

Ministri i arsimit Jean-Michel Blanquer ka përjashtuar çdo shtyrje për nisjen e vitit të ri shkollor, i cili fillon më 1 shtator, megjithëse ai pranoi se "mund të ketë përjashtime lokale".

Nxënësve të moshës 11 vjeç e lart do t'u kërkohet të mbajnë maska .

Cila është fotografia Covid në Spanjë?

Spanja raportoi të enjten 3349 raste të reja por kordinatori i Minsitrise se Shëndetësisë për emergjencën shëndetësore Fernando Simón, tha se epidemia nuk është jashtë kontrollit, edhe pse gjatë javës së kaluar pati 122 viktima Covid.

Mosha mesatare e atyre që janë konfirmuar bartës të koronavirusit tani është 38 vjeç, shumë më e ulët se në kulmin e epidemisë në vend, kur mosha mesatare e të prekurve ishte mbi 60 vjeç.

Covid Gjermania

Vendi raportoi 1,707 raste të reja, të cilat sipas autoriteteve në pjesën më të madhe për faj të rikthimit nga jashtë vendit të pushuesve, festive dhe tubimeve familjare. Instituti Robert-Koch tha se nivelet më të larta të infeksionit janë midis atyre që janë kthyer nga Kosova, Turqia dhe Kroacia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët