Pandemia nxit përdorimin e teknologjisë! INSTAT: 12.8% e ndërmarrjeve shitën online në 2020

Pandemia ndihmoi biznesin online të ishte më i pranishme në tregun vendas. Ndërkohë që izolimi mbylli shumicën e aktivitetit ekonomik, bizneset ju drejtuan teknologjisë, për të reklamuar dhe për të shitur produktet e tyre, si një alternative për ti mbijetuar krizës.

INSTAT raporton se në vitin 2020 se 12.8% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte dhe shërbime përmes aplikacionit e-commerce apo faqeve të tyre në internet. Ky nivel në vitin 2019 ishte vetëm 5.8%.

Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimit të ushqimit me 38,2 %, pasuar nga informacioni dhe komunikacioni me 30,1 % dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 21,1 %.

Por ashtu siç po rritet ky sektor, edhe informaliteti në këtë biznes është i lartë për shkak edhe të faqeve të shumta që qarkullojnë nëpër rrjete sociale, që merren me shitje të produkteve të ndryshme edhe pse nuk janë të regjistruara.

Nga ana tjetër teknologjia është përdorur nga sipërmarrjet edhe për të promovuar imazhin e tyre. Sipas raportit në 89,7 % të ndërmarrjeve, media sociale është përdorur për të përmirësuar imazhin e ndërmarrjes ose të tregut të produkteve

Edhe pse nuk kanë kryer shitje janë mbi 98% e ndërmarrjeve në vend që e kanë përdorur internetin dhe teknologjinë për nevojat e aktivitetit të tyre.

Ndërsa kompjuteri është përdorur në masë nga punonjësit e ndërmarrjeve që kanë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 75,5 %, aktivitetet e riparimit të kompjuterëve dhe pajisjeve të komunikimit me 73,7 % dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 64,9 %.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pse shkalloi Ilir Meta?

Pse shkalloi Ilir Meta?