VIDEO/'Pandi s'donte të bëhesha kryetar i PS, më tha hiq çorapet e kuqe', Rama batuta me Majkon: E donte kryetarin të martuar

Sa herë ata janë bashkë në aktivitete politike të PS, nuk mungojnë batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. Edhe sot në shpërndarjen e teserave të anëtarësimit për simpatizantët e PS-së në Njësinë Nr.5 në Tiranë, Rama ka shkëmbyer batuta me Majkon. 

Për të disatën herë, Rama rrëfeu se kartën e anëtarësimit në PS ia ka dhënë Pandeli Majko. Duke u rikthyer në retrospektivë, kreu i qeverisë tha gjithashtu se Majko nuk kishte kishte qenë dakord që ai të kandidonte për kryetar PS-je. Ajo që i kishte propozuar Majko, tha Rama, ishte që ai të hiqte dorë nga çorapet e kuqe dhe të martohej. 

Batutat e Ramës dhe Majkos: 

Edi Rama: Kartën e parë me këmbë të mbare e jep Pandi, se Pandi gjithmonë ka pasur këmbë të mbarë. Ndonjëri dhe i ka humbur rrugës, por disa…

Pandeli Majko: Unë dua të bëj një ndryshim nga herët e tjera, dua që kartën ta jap një nga protagonistet e partisë…

Edi Rama: Kur u bëra kryetari i partisë me Pandin ishim kështu, jo në luftë, por në distancë luftarake. Se Pandi nuk donte që të bëhesha unë kryetar partie që të jemi të qartë, se ju nuk e dini historinë, dhe unë u bëra. Mirëpo Pandi u zgjodh sekretar i përgjithshëm. Mirëpo Pandi nuk e kishte gëlltitur dot këtë punë.

Unë  shkova tek zyra e Pandit dhe i thash “vajti si vajti kjo u bënë, ti nuk më deshe, por ja  ku me kë unë këtu jam”. Më pa dhe në tha “ti hiqi çorapet e kuqe, martohu dhe me mua je në rregull”. E donte kryetarin e partisë të martuar. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pendi: 24/11/2018 05:50

    O mjere Ps ne duart e kijt ka qene dhe eshte.Lepuj meshkuj e budallenj si Pendi dhe shoket e tij..Na rofte ne qe u munduam fhe punuam per vite me radhe.Dhe pret hair Shqiperia nga keta legena.

    Përgjigju
  • Boomerangu: 24/11/2018 00:32

    ..Pandi Majkovskin..,ta kishe cuar bashke me Kacin Islam xhuxhin..andej nga PiDe_ja mire do kishe bere"..!..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump