Panganika: 16 zona me risk për kultivimin e narkotikëve

Panganika: 16 zona me risk për kultivimin e narkotikëve

16 njësi administrative në Qarkun e Korçës, për drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë të juglindjes, Lorenc Panganika, konsiderohen zona me risk të lartë për kultivimin e bimëve narkotike.

Të 16 këto zona shtrihen në zonat më të thella të këtij qarku, zona të cilat edhe më parë janë njohur nga policia e shtetit si problematike për kultivimin e kanabis sattiva.  Sipas Panganikës, në bashkinë e Korçës zonat me risk më të lartë janë njësitë administrative të Lekasit, Vithkuqit dhe Voskopojës, Në Pogradec, Dardhas, Trebinjë, Proptisht dhe Velçan. Ndërsa në bashkinë e Devollit janë konsideruar me rrezikshmëri të lartë njësitë administrative të Mirasit dhe Hoçishtit.
Pesë njësi adsministrative edhe për policinë e juglindjes paraqiten me risk të lartë në Bashkinë e Ersekës. Si të tilla janë kategorizuar Barmashi, Leskoviku, Clirimi, Novosela dhe njësia qendër Ersekë, ndërsa në Bashkinë e Maliqit zonat e Gorës dhe Moglicës.

Nga ana tjetër drejtori i krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Josif Shtëmbari, ka bërë me dije se falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtare kryesisht ata italianë, për këtë vit strukturat e luftës kundër narkotikëve janë të kompletuar qoftë me njerëz ashtu edhe me logjistikën e nevojshme.

Vitin e kaluar në qarkun e Korçës janë zbuluar gjashtë raste të kultivimit të lëndëve narkotike me 350 rrënjë, raste të cilat janë evidentuar në këto zona të përmendura edhe nga drejtori Panganika. Zona të cilat për uniformat blu konsiderohen me risk të lartë edhe për këtë vit.


e.gj/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion