Panik! Hakohet faqja,vidhen të
dhënat e 37 milion 'tradhëtarëve'

Panik! Hakohet faqja,vidhen të<br />dhënat e 37 milion 'tradhëtarëve'
Përdoruesit e “Ashley Madison”, një website online për personat e martuar që dëshirojnë të tradhëtojnë partnerët, ndodhen në panik pas lajmit për hackimin e faqes dhe vjedhjen e të dhënave, pasi ‘sekreti i tyre’ mund të zbulohet.

Grupi i hackerave të quajtur Impact Team ka bërë me dije se ka vjedhur informacione mjaft konfidenciale përfshirë “të gjitha fantazitë sekrete seksuale të përdoruesve bashkë me transaksionet përkatëse të kartave të kreditit”.

Operatorët e faqes kanë konfirmuar se kanë patur një “ndërhyrje” në sistem por pa shpjeguar detajet. Ekspertët e sigurisë thonë se vetëm një përqinje e vogël e listës së përdoruesve është publikuar online, ndërsa hackerat pretendojnë se kanë emrat e vërtetë dhe adresat e përdoruesve të këtij sajti, përfshirë dhe ata që kanë paguar për “fshirjen e adresës”.

Kompania Ashley Madison që operon me sloganin “Jeta është e shkurtër, krijo një marrëdhënie”, thotë se ka më shumë se 37 milion përdorues. Pronarët e website-it në një deklaratë për shtyp kërkuan ndjesë për këtë ‘ndërhyrje kriminale’ në informacionet e përdoruesve dhe siguruan se të gjithë përgjegjësit do të merrnin dënimin e merituar për këtë ‘akt të terrorizmit kibernetik’.

Në maj një website i ngjashëm, Adult Friend Finder, u hackua duke bërë publike online të dhënat e qindra përdoruesve ./atsh/
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur