Panik në aksin Gramsh-Elbasan, shembet masivi shkëmbor, rrezikohet qarkullimi i automjeteve (VIDEO)

Shembet një masë shkëmbore në rrugën Gramsh-Elbasan në afërsi të fshatit Cingar në Gramsh. Shkëmbinj, gurë dhe inerte rrëshqitën dhe ranë mbi rrugë duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Nuk ka pasur dëmtime në njerëz dhe mjete, por frika e drejtuesve dhe udhëtarëve kur kalojnë aksin është evidente. Kjo edhe për faktin se rreziku mbetet potencial pasi një masë tjetër e madhe është gati të shkëputet edhe pse ka rrjetë mbrojtëse dhe kavo. Ndërkohë pasiguria në qarkullim shtohet akoma më shumë sepse shembja ka ndodhur në një kthesë të vështirë dhe ku mungon edhe sinjalistika.

(Rruga Gramsh-Elbasan)

Autoritetet përkatëse kanë dërguar atje fadroma dhe mjete që kanë pastruar rrugën dhe qarkullimi është normalizuar. Por në këtë vend kërkohet ndërhyrje e specializuar. Rruga e re Gramsh-Cërrik-Elbasan u ndërtua nga firma që ndërtoi HEC Banjë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'