Panik në zemër të kryeqytetit italian, një autobus i transportit publik të Romës është përfshirë nga flakët në rrugën Via del Trintone, shumë afër Palazzo Chigi(selia e qeverisë italiane). Ministri i Brendshëm italian Minititi mbërriti në vendngjarje. Sipas disa dëshmiratëve është dëgjuar një shpërthim i fortë dhe më pas shtëllunga tymi në ajër.
Sipas informacioneve paraprake shkak i zjarrit mund të jetë një qark i shkurtër në sistemin elektrik të automjetit.
Pasagjerët kanë zbritur menjëherë nga automjeti, vetëm një 25 vjeçare ka mbetur e lënduar pasi ndodhej brenda dyqanit në krahun e autobusit, por është jashtë rrezikut për jetën. Pavarsisht ndërhyrjeve të menjëhershme, nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit para se ta përfshinte të gjithë autobusin.
Ky është autobusi i nëntë që digjet që nga fillimi i vitit 2018 në Romë.