Mëngjesin e sotëm qyteti i Vlorës është tronditur nga një shpërthim me tritol. Policia bën me dije se sasia me eksploziv i është vënë një biznesi parukieri në në lagjen ”Isa Boletini”. Si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme materiale.

Policia ka marrë në pyetje pronaren e parukierisë, shtetasen J.R, ndërsa nuk dihet nëse ajo ka pasur apo jo konflikte.

Parukieria ku u vendos tritoli në Vlorë

NJOFTIMI

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 14.08.2018, në lagjen ”Isa Boletini” është dëmtuar dyshohet me lëndë plasësë qepeni dhe dera e një parukerie në pronësi të shtetasit J.R..

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.