Eksploziv lokalit në Vlorë, po hetohen konfliktet e djalit të pronarit (VIDEO)

VLORE-Një sasi me lëndë plasëse i është vendosur një lokali në orët e para të ditës së sotme në lagjen "Rilindja". Lokali ku ka shpërthyer eksplozivi është në pronësi të Servet Zyberi.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:35, por fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, teksa nga shpërthimi janë thyer xhamat, ndërsa janë shkaktuar edhe dëmtime të tjera.

Servet Zyberi është marrë në pyetje duke deklaruar se nuk ka pasur konflikt me asnjë person, ndërsa sipas burimeve nga policia po hetohen sherret dhe përplasjet që mund të ketë pasur i biri.

Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si dhe për zbardhjen e plotë.

Në muajt e fundit në qytetin e Vlorës janë regjistruar disa shpërthime me eksploziv.

Lokali ku u vendos eksplozivi ne Vlore

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 11/04/2019 20:22

    Vlorë dhe vetëm Vlorë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase