Avioni i 'Blue Panorama' pëson defekt në ajër, pasagjeri për Report Tv: Thamë se vdiqëm (VIDEO)

Një avion i linjës “Blue Panorama” me rreth 200 pasagjerë në bord që është nisur sot në orën 07:30 nga Tirana drejt Anconës ka bërë ulje të detyruar, pas një avarie në ajër.

Një defekt i ndodhur në avion ka ngjallur panik tek udhëtarët që këtë mëngjes ishin nisur të fluturonin nga Tirana për në Ancona të Italisë. Avioni i kompanisë "Blue Panorama" është nisur nga aeroporti "Nënë Tereza" në Rinas, por gjatë fluturimit, fare pranë nisjes, ka pësuar një defekt, që ka detyruar pilotin të bëjë ulje emergjente.

Në një lidhje direkte për Report Tv Abedin Mehmeti, një nga pasagjerët i cili udhëtonte sot me "Blue Panorama" tha se në avion kishte rreth 200 pasagjerë, mes tyre gra shtatzëna dhe fëmijë.

"Në orën 07:30 ishte nisja nga Tirana në Ankona. Doli një tym i cili trembi pasagjerët. Na njoftuan se duhet të zbresim. Ishim 200 veta në avion, kishte shtetzëna dhe fëmijë.

Na kanë kthyer si kutia jo si njerëz. Në kthim avioni humbi kontrollin dhe në thamë se vdiqëm. Piloti manovroi në mënyrë të zgjuar dhe shpëtuam.

Kam udhëtuar dhe herë të tjera me këtë kompani dhe është një kompani që nuk ja vlen më të hipësh aty. Nuk duhet të presim që të vdesin njerëz që të merren masa nga shteti", tha pasgjeri Abedin Mehmeti.


Ky nuk është rasti i parë që avionët e kompanisë “Blue Panorama” pësojnë defekte duke u kthyer në një shqetësim për pasagjerët që jo pak herë kanë mbetur të bllokuar në rrugë.

Avioni i linjës Tiranë- Ancona, i kompanisë "Blue Panorama" ka rinisur udhëtimin tre orë pas orarit zyrtar, duke u ngjitur në ajër në 10:00, tre orë nga 07:00 që ishte nisja e parë. Avioni është rikthyer në Rinas pas nisjes, në 07:38 sot. Menjëherë pas ngritjes dhe shfaqjes së problemit, është bërë ulje e detyruar në 07:57 ne Rinas. Ndërsa janë rinisur sërish drejt Ankonës në orën 10:00.

Foto e radarit nga flurturimi i avionit

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi tr: 25/02/2019 02:12

    Kjo eshte kompania me legene qe ekziston. Nuk e kuptoj si nuk e ndalon shteti. Apo duhet te ndodhe ndonje tragjedi

    Përgjigju
  • Fredi: 25/02/2019 02:02

    Ca kujtoni ju se te bje gje te hajrit Turku ne shqipri vec mallra te skadume .

    Përgjigju
  • Flori: 24/02/2019 21:16

    Nonaaaa e ke LOW COST. Ca pret????

    Përgjigju
  • Flori: 24/02/2019 20:59

    Avionve te kesaj kompanie I kan ber oret e punes,jan per skrap

    Përgjigju
  • Sonia: 24/02/2019 18:45

    Po' e njejta gje ka ndodh edhe ne qershor dhe mbetem te terorizuar tham se vdiqem dhe e keqja ishte qe as nji nuk thoshte se cpo ndodhte dhe paniku nga humbja e kontrollit te avionit kujt i ra te fiket dhe kur kemi arit ne Bergamo desh na ka hudh ne autostrade dhe kur kemi arit ne Bergamo nuk i hapeshin dyert avionit?dhe qe ateher nuk kam per te mar kur avion ne jeten time kisha njezet vjet qe udhetoja me avion po' Tani edhe te ma falin bileten nuk dua tia di

    Përgjigju
    • ne tiron: 24/02/2019 20:09

      Dakort me ty. Desh e pesove edhe mesove e nuk hype me. Po rrota me emrin abedin qe hypen perseri pasi deshe e ka pesuar njehere. Apo Loz Russian Roulette. A derziu abedin. Kursen leket e harxhon jeten.

  • IDIOTI: 24/02/2019 18:11

    Çfarë ndryshimi ka që ishin brenda në avion gra shtatzëna dhe fëmijë me pasagjerët e tjerë!?

    Përgjigju
  • mateo: 24/02/2019 17:20

    KRYEMINISTRI tha e do ta zhdukim se eshte magje tragetin e Vlore Brindsi po ai po punon i qete dhe mbrem kemi pare llahtar me sy ne qe udhtuam per Brindsi.Varrit kemi per ja treuar

    Përgjigju
  • Robshi: 24/02/2019 16:13

    Kush ka pordhe të shkojë me lasgushin...i vetmi problem i vërtetë janë çmimet

    Përgjigju
  • Toni: 24/02/2019 15:19

    Derisa tashme te gjithe e dine qe kompania eshte problematike zgjidhjet jane dy.O me kete kompani,me lire, por me koken ne trajse ose me nje kompani serioze,me shtrenjt bileta por me e sigurt.Po prite nga shteti.....i ke bere varin vetes

    Përgjigju
  • hakunamatata: 24/02/2019 14:09

    Ky "informatori"megjithese ka udhetuar disa here me kete kompani,dhe gjithnje ka probleme,?!!! Ky nuk ka te drejte qe te ankohet sepse ishte I "informuar per te paprituren".Keqardhje per ata qe u ka ardhur e papritur.

    Përgjigju
  • Andis: 24/02/2019 13:54

    Ore Kryeminister a do vesh dore tek aviacioni civil shqiptar.ke shume raste per avari dhe defekte nga kompania Blue Panorama. Do Zoti nuk jep doreheqje nga ndonje tragjedi ajrore.

    Përgjigju
  • Nje koke pa lare: 24/02/2019 12:08

    SALIU,dhe ILIR FLORIRI jane te interesuar per rremuja ne toke,ne det dhe ne qiell! (Luli e Monika jane vetem ushtare te tyre.Kujdes jo vetem ne bulevard por edhe ne aeroporte,porte detare...neper rruge e kudo ku banditet e Saliut mund te demtojne.Mendoj se duhet te organizohen edhe patrulla vullentare per te mbrojtur qytetaret etj...Prandaj para se te prisni biletat e udhetimit hidhni nje sy <a href="http://www.sondazhe.online" title="Kur duhet te shkoni ne Shqiperi?" target="_top"><b>Barometrit Politik te Shqiperise.</b></a>

    Përgjigju
  • Aero AL: 24/02/2019 11:27

    O Zooot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen