Panik te Partizani, Racic humb
ndjenjat, rikthehet Ndikumana

Panik te Partizani, Racic humb<br />ndjenjat, rikthehet Ndikumana
Sulmuesi Selemani Ndikumana do të jetë në derbi përballë Partizanit, pasi Tirana ka paguar gjobën për takimin e mbetur.

Ndikumana mungoi me Laçin, pasi ishte dënuar nga Komisioni i Disiplinës për përplasjen me Olsi Teqen po me Laçin në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë. Ndikumana do të jetë një forcë më tepër për skuadrën e trajnerit Gugash Magani.

Tirana, dëmtohet Bakaj, rikthehet Bulku
Tirana ka vijuar me përgatitjet për ndeshjen e se hënës. Edvan Bakaj që ka një shqetësim në tendinë por nuk rrezikon derbin.

Kapiteni Ervin Bulku i është bashkuar skuadrës duke kaluar dëmtimin muskulor ndërkohë që Muzaka vijon të qëndrojë pranë skuadrës në pritje të përgjigjeve për gjendjen e gjurit të dëmtuar.

Tifozët e Partizanit: O njerëz s’ka tolerim
Tifozët e Partizanit pas thashethemeve në media për tolerim të Tiranës kanë reaguar duke mohuan aludimet. “Mediat janë të minjzuara dhe cdo ditë po përforcojnë faktin se Partizani do të tolerojë në derbi.

Për cfarë të tolerojë? Asnjeri mos të trembet nga këto fjalë. Nga sot të gjithë te biletaria pranë stadiumit ‘Qemal Stafa’ për të siguruar nga një bilete për të shijuar fitoren e radhës në derbi”.

Panik te Partizani, Racic humb ndjenjat

Stërvitja e ekipit të Partizanit nuk ka qenë e qetë dje, shkak ka qenë paniku i krijuar për sulmuesin Stevan Racic, i cili humbi ndjenjat në fushë gjatë seancës. Lojtarët, por edhe stafi mjekësor ndërhynë menjëherë duke shmangur rëndimin e gjendjen. Disa orë më pas stadi mjekësor deklaroi se nuk ka rrezik për Racic.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja