RROGOZHINË- Momente paniku janë regjistruar gjatë ndeshjes Egnatia-Tirana, ku lojtari bardheblu Klevi Qefalia ka rënë pa ndjenja në tokë.
Pas një përplasje në fushën e lojës me një lojtar kundërshtar, Qefalia ka rënë pa ndjenja dhe futbollistët e tjerë kanë kërkuar menjëherë ndërhyrjen e ambulancës. Report Tv ka siguruar video nga momenti kur futbollisti i Tiranës gjendet i shtrirë në tokë, teksa ambulanca ka mbërritur për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.
18-vjeçari është nisur drejt spitalit të Durrësit dhe pas panikut që kaluan futbollistët dhe tifozët në Rrogozhinë ndeshja u ndërpre për të paktën 12 minuta, për të rinisur sërish pasi erdhi lajmi se Qefalia ishte mirë.
Tirana mori fitoren e parë në kampionat, kundër Egnatias në transfertë. Bardheblutë triumfuan me rezultatin e pastër 2-0, duke ia dedikuar fitoren shokut të tij të skuadrës.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:45
VIDEO/ Momenti emocionues te Tirana, lojtari shënon gol dhe ia dedikon Qefalisë në spital
Pas momenteve të panikut për Tiranën, ka ardhur edhe një moment mjaft i bukur.
Lojtari bardheblu, Florent Hasani ka shënuar gol, duke çuar rezultatin 2-0 për kryeqytetasit dhe këtë gol, ia ka dedikuar shokut të tij, Klevi Qefalia që pati një moment të vështirë. Ai ka shkuar në pankinë dhe ka hapur fanellën e Qefalijës, duke i kushtuar atij këtë gol.
Del VIDEO/ Momenti kur futbollisti i Tiranës është i shtrirë pa ndjenja në fushë
Report Tv ka siguruar video në momenti kur futbollisti i Tiranës, Klevi Qefalia ndodhet i shtrirë në fushë, e ku ka mbërritur ambulanca mbërrin për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.
dihet qe vaksina esht sebepi, ne gjith boten po keputen lojtaret si pras nga, vaksina
Përgjigju