Christian Panuçi është i përzgjedhuri për të pasuar Gianni De Biasin në krye të Kombëtares, por Presidenti Duka frenon sërish dhe nuk e jep një përgjigjje përfundimtare.

Duka ka thënë se zgjedhja në këtë rast ka qënë shumë më e vështirë mes disa kandidatëve cilësor.

"Ne kemi qenë vazhdimisht duke informuar lidhur me procesin e emërimit të trajnerit dhe stafit teknik të Federatës edhe dje zyra për shtyp ka bërë një komunikim.

Jemi në këtë proces që besoj se sot zyra për shtyp e federatës do të komunikojë afatin e përfundimit apo zyrtarizimit të këtij procesi.
 
Në biseda mes njerëzve të sportit unë e kam krahasuar duke thënë se është njësoj si të kesh 5 portier shumë të mirë dhe nuk di kë të zgjedhësh, pasi është më e lehtë kur ke vetëm një portier dhe atë vë në portë se s'ke asgjë për t'u menduar",
u shpreh Duka. 

Në garë për pasues të De Biasit, krahas Panuçit janë edhe ish-trajneri i Napolit Lugi De Canio dhe ai i Fiorentinës, Alberto Malesani.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com