PAP TESTI, ekzaminimi jetëshpëtues

PAP TESTI, ekzaminimi jetëshpëtues
Çfarë është Pap Testi?
PAP Testi është një test i shpejtë dhe i thjeshtë që bëhet për të vëzhguar nga afër qelizat e organit genital femëror. Ky test mund të tregojë nëse ju keni një infeksion në qafën e mitrës, qeliza jo normale apo kancer te qafës së mitrës.

Si bëhet një PAP Test?
Ndërkohë që gruaja shtrihet tek shtrati i vizitës, mjeku merr një sasi qelizash prej qafës së mitrës me një furçë të vogël që është posaçërisht për këtë. Materiali i marrë vendoset mbi një lamë e më pas dërgohet në laborator për tu vëzhguar. PAP Testi është i padhimbshëm prandaj nuk ka nevojë për asnjë ilaç qetësues. PAP Testi mund të kryhet në një klinik apo në spital.

Përse është kaq i rëndësishëm ky test?
Bërja e rregullt e tij zbulon qelizat jo normale në fazat e hershme pa dhënë akoma kancer në qafën e mitrës. Ai mund të kapet në kohë, kështu trajtimi bëhet më i lehtë dhe shanset për kurimin e tij janë shumë të mëdha.

Të gjitha gratë duhet ta bejnë PAP Testin?
Është e rëndësishme që të gjitha gratë ta bejnë rregullisht PAP Testin, si pjesë e kujdesit të vazhdueshem për shëndetin. Rekomandohet që të gjitha femrat tre vjet pasi kanë filluar aktivitetin seksual duhet të kryejnë PAP Testin. Gratë të cilat kanë hequr mitrën duhet të konsultohen me mjekun nëse mund të kryejnë rregullisht PAP Testin.

Sa shpesh rekomandohet PAP TESTI?
Rekomadimet janë të ndryshme. Disa rekomandojnë të kryhet çdo 1 deri 3 vjet.

Kërkohet parapërgatitje e veçantë para se të shkosh të kryesh PAP Testin?
Rreth 2 ditë para testit shmangni dushet vaginale, përdorimin e ovulave vaginale, kremrave spermicide etj. Nuk duhet të kryeni marrdhënie seksuale 2 ditë para PAP Testit. Një grua e kryen PAP Testin larg periudhës së menstruacioneve.

Kur merret përgjigjia e PAP TESTIT?
Përgjigjia merret pas disa ditësh. Është e rëndësishme për një grua të diskutojë rezulatet e testit me mjekun e saj. Nëse rezultati i PAP Testit është normal, ju duhet të vazhdoni rregullisht bërjen e PAP Testit.

Po nëse rezultati i PAP TESTIT është jo normal?
Kjo do të thotë që disa qeliza jonormale janë gjetur në qafën e mitrës, por kjo nuk do të thotë gjithmonë që janë qeliza kanceroze. Është e rëndësishme të mbajmë mend se qelizat jo normale duhen hequr që të mos kthehen në kancer. Ky trajtim nuk ndikon në jetën seksuale apo në mundësinë për të patur fëmijë. Nëse PAP Testi tregon një dyshim apo një gjendje jo normale mjeku do tu kërkojë të përsërisni testin pas 6 muajsh apo do tu kërkojë të kryeni një ekzaminim të quajtur kolposkopi. Gjatë saj shihet nga afër qafa e mitrës, nëpërmjet një instrumenti që vepron si mikroskop.
Gjithashtu mjeku mund të marrë një material të vogël nga indet e qafës së mitrës për t’i ekzaminuar në laborator. Kjo procedurë quhet biopsi. Biopsia është e vetmja mënyrë e sigurtë për të përcaktuar nëse qelizat jo normale kanë lidhje me kancerin.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza