Ditën e shtunë Papa Françesku ka pritur në një takim 400 gazetarë në Vatikan nga vende të ndryshme të botës që raportojnë për çështjet e Italisë.
Në një fjalim e tij drejtuar gazetarëve të 'Foreign Press Association' për Italinë, Papa Françesku ka bërë thirrje që refuzojnë lajmet e rreme dhe të vazhdojnë të raportojnë mbi kushtet shqetësuese të njerëzve.
Papa Françesku i inkurajoi gazetarët e pranishëm në këtë takim që të jenë të përulur kur behët fjalë për probleme për popullin por nga ana tjetër të jenë të pavarur dhe të drejtë me atë që thonë. Një artikull, një postim ose një raport i drejtpërdrejtë, tha ai, mund të bëjë mirë, por edhe keq për të tjerët dhe nganjëherë për të gjithë komunitetet nëse nuk është i kujdesshëm dhe i drejtë.
Duke vënë në dukje se disa tituj "bërtitës" mund të krijojnë një përfaqësim të rremë të realitetit, ai u kërkoi gazetarëve t'i rezistojnë tundimit për të publikuar lajme që nuk janë verifikuar mjaftueshëm.
"Unë ju nxis që të punoni sipas të vërtetës dhe drejtësisë, kështu që komunikimi është me të vërtetë një instrument për ndërtim, jo për shkatërrim; për takim, jo për përplasje; për dialog, jo për monologizim; për orientim, jo për dezorientim; për të kuptuar, jo për keqkuptim; për të ecur në paqe, jo për mbjelljen e urrejtjes; për t'i dhënë një zë atyre që nuk kanë zë, jo për të qenë një megafon për ata që bërtasin më fort", tha Papa para 400 gazetarëve të Shoqatës së Shtypit të Jashtëm të Italisë.
Ndër të tjera Papa shprehu shqetësimin e tij në lidhje me gjuhën e dhunës dhe të urrejtjes që përçohet me anë të lajmeve të kronikave. Më pas ai u ndal tek liria e shtypit dhe të qënit e gazetarit në krah të 'viktimave'. Në fund Papa Françesku shprehu nderimin e tij dhe të Kishës për punën e tyre të çmuar, duke thënë se "kontribuon në kërkimin e së vërtetës dhe vetëm e vërteta na bën të lirë".
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3189
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U vra me thikë 2 ditë më parë, zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e hetimit mbi ngjarjen
27 Nëntor, 18:48
-
Grupi i deputetëve italianë: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit
27 Nëntor, 17:40
-
Xhenova/ Nuk pranonte të ndahej, shqiptari dhunon barbarisht të dashurën italiane dhe i thyen hundën! Policia e arreston 35-vjeçarin
27 Nëntor, 16:26
-
Milano/ I dënuar me 2,5 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 31-vjeçari shqiptar i kërkuar! Gjykata e lë në arrest shtëpiak
27 Nëntor, 16:05
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Goditen dy grupe ‘skifterësh’ në Padova dhe Modena, 4 shqiptarë të arrestuar! Akuzohen për të paktën 20 vjedhje në seri, dy kishin prerë bileta avioni për arratisje
26 Nëntor, 16:53
-
Jorida Tabaku takohet me delegacionin nga parlamenti Italian: Procesi i Integrimit s'do të thotë që do mbyllim sytë nga problemet reale
26 Nëntor, 16:30
-
Itali/ I droguar në timon rrezikoi jetën e agjentëve, arrestohet 35-vjeçari shqiptar! Rikthehet në burg që të vuajë dënimin e mbetur për vrasje
26 Nëntor, 16:08
-
Itali/ Shqiptari vritet me thikë, plagoset i vëllai, në pranga 2 shtetas nga Maqedonia e Veriut
26 Nëntor, 11:06
-
Vrasja në Itali pas sherrit në lokal, ja kush është shqiptari Nikolin Nika! Baba i dy fëmijëve të mitur dhe me origjinë nga Shkodra, të panjohura motivet
25 Nëntor, 17:02
-
Media italiane: Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër
25 Nëntor, 11:33
-
E rëndë në Itali, shqiptari vritet me kaçavidë, arrestohet bashkëatdhetari, krimi pas sherrit në lokal (EMRI+VIDEO)
25 Nëntor, 11:18