Papa Bendikti XVI
mesazh Topit për paqen

Papa Bendikti XVI <br />mesazh Topit për paqen
TIRANË – Kreu i shtetit Bamir Topi mori sot një mesazh nga Shenjtëria e Tij, Papa Benedikti XVI me rastin e kremtimit të Ditës së 45-të Botërore të Paqes, e cila do të festohet më 1 janar 2012.
Nunci Apostolik në Shqipëri, Arqipeshkv Ramiro Moliner Inglés i dorëzoi Kryetarit të Shtetit shqiptar në prag të Vitit të Ri mesazhin papnor, që hapet me këto fjalë: “Fillimi i Vitit të Ri, dhuratë kjo e Hyjit për njerëzimin, më nxit t’u drejtoj të gjithëve, me besim dhe dashuri të madhe, një urim të veçantë për kohën që kemi përpara, me qëllim që ajo të jetë konkretisht e shënuar prej drejtësisë dhe prej paqes.”

Sipas deklaratës zyrtare të presidencës, Ati i Shenjtë, u drejtohet të rinjve duke u paraqitur mesazhin e “një perspektive edukuese” .
“Jam i bindur se ata “me entuziazmin dhe idealizmin e tyre, mund të ofrojnë një shpresë të re për botën. Duhet t’u kumtohet të rinjve vlerësimi dhe vlera pozitive e jetës, duke ngjallur tek ata dëshirën për ta përdorur jetën në shërbim të së mires”, shkruan Papa Benedikti XVI.

Mesazhi papnor u drejtohet edhe prindërve, familjeve, të gjithë atyre që janë angazhuar në fushën edukuese, formuese, si dhe përgjegjësive në sfera të ndryshme të jetës fetare, shoqërore, politike, ekonomike, kulturore dhe të komunikimit.
“Në detyrën për të edukuar të rinjtë për drejtësinë e paqes, të gjithë jemi të angazhuar personalisht”, thekson Ati i Shenjtë.
Papa Benedikti XVI e mbyll mesazhin e tij duke i shprehur Presidentit Topi urimet më të mira për paqe dhe përparim për Vitin e Ri 2012, vit në të cilin Shqipëria do të kremtojë 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin