VATIKAN - 'Të zgjedhësh të mirën' 'do të thotë t’i thuash jo urrejtjes vëllavrasëse dhe gënjeshtrave, që i shërbejnë asaj dhunës në të gjitha format e saj, përhapjes së armëve dhe tregtisë së tyre ilegale''.

“Këto - tha Papa sot në Engjëllizim - janë armiq për të luftuar bashkarisht dhe me koherencë, duke mos ndjekur interesa të tjera veç atyre të paqes dhe të mirës së përbashkët”.

''Kujt i vlen të bësh luftë, shumë luftëra, nëse nuk je i aftë të bësh këtë luftë të thellë kundër së keqes?''. '' Ende mbetet dyshimi, - tha ai, - në qoftë se kjo luftë këtu apo atje është me të vërtetë një luftë apo është një luftë tregtare për të shitur këto armë, apo për të rritur tregtinë e paligjshme''?.

"Le të lutemi, që të ndalë menjëherë dhuna dhe shkatërrimi në Siri dhe të punohet me impenjim të rinovuar për një zgjidhje të duhur të konfliktit vëllavrasës”, tha Papa në Ëngjëllizim, duke thënë se pas vigjiljes së djeshme për paqe impenjimi vazhdon.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)