VATIKAN - Një turmë e pafundme pritën daljen në dritaren e apartamentit papnor të Papa Françeskut, i cili për herë të parë bëri lutjen tradicionale të Angelusit.
Papa i ri u foli të gjithëve vetëm në gjuhën italiane:
“Pas takimit të së mërkurës së kaluar, tani mund t’ju përshëndes përsëri të gjithëve! E jam i lumtur që po e bëj këtë të dielën, ditën e Zotit!
Kjo është e bukur dhe e rëndësishme për ne, të krishterët: të takohemi të dielën, të përshëndetemi dhe të shkëmbejmë dy fjalë në këtë shesh, që ka përmasat e mbarë botës”.
Gjatë këtij takimi me besimtarët Ati i Shenjtë tha se nëse nuk ka mëshirë mes njerëzve bota ndryshon, dhe bëhet e ftohtë dhe e padrejtë.
Në përfundim të lutjes tradicionale të Angelusit Papa i përshëndeti pëzemërsisht të gjithë pelegrinët duke i falënderuar për pritjen e ngrohtë dhe lutjen.
Në këtë dalje publike papa ka përcjellë mirësi, buzëqeshje tek të gjithë pelegrinët ardhur nga mbarë bota.
Në rrjetin social Twitter, Ati i Shenjtë ka shkruar mesazhin e parë duke falënderuar besimtarët dhe duke i kërkuar, që të luteni për mua.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com