Papa Françesku, ka krijuar një grup prej 8 kardinalë për ta këshilluar në qeverisjen e Kishës universale dhe për të studiuar një projekt për shqyrtimin e Kushtetutës
Apostolike ‘Pastor Bonus’ mbi Kurien Romake.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënsi i Vatikanit.
Gjatë një takimi me gazetarë në Sallën e Shtypit të Vatikanit, zëdhënësi i Selisë së Shenjtë atë Federiko Lombardi, theksoi rolin këshillor dhe jo vendimtar të grupit që do të mblidhet për herë të parë në tetor.
Kardinalët e zgjedhur nga vetë papa përfshijnë dy evropianë, njëri nga Italia dhe Gjermania, dy nga kontinenti latin, një nga SHBA-ja, një nga Azia, një afrikan si dhe një kardinal tjetër nga kontinenti Australian.
Kjo është një nga reformat e fundit në 50 vitet e kaluara në shtetin e Vatikanit.
Ndërkohë sot bëhet një muaj që Ati i Shejntë ku në mbrëmjen e 13 marsit kardinali nga Argjentina u zgjodh nga konklava, si kreu i ri i Kishës Katolike.
Ati i Shejntë shikohet si prift i popullit, që u uron njerëzve drekën e mirë dhe shikohet që papa është shumë pranë njerëzve të varfërve.
/Shqiptarja.com