VATIKAN - "Puna na jep dinjitet. Ata që nuk punojnë nuk e kanë këtë dinjitet. Por shumë prej atyre që duan të punojnë, nuk munden. Kur shoqëria është e organizuar në mënyrë që jo të gjithë kanë mundësi të punojnë, ajo shoqëri nuk është e duhura”. Ka thënë Papa Françesku në audiencën e përgjithshme në sheshin e Shën Pjetrit duke përkujtuar ditën e 1 Majit.

Papa Francesku i ka bërë thirrje botës për të bërë çdo lloj përpjekje për të dhënë mundësi të reja pune pasi kjo do të thotë që të shqetësohesh për dinjitetin e njerëzve.
"Dinjitet jo nga pushteti i parasë, por nga puna.Dinjitetin nuk e jep pushteti, paraja, kultura, jo! Dinjitetin e jep puna dhe një punë e denjë, pasi sot shumë sisteme sociale, politike dhe ekonomike kanë bërë një zgjedhje, që do të thotë të shfrytëzosh njerëzit”. Ka thënë Papa Françesku sipas çfarë referon Radio Vatikani.
 
Më pas në fjalimin e tij përpara mijërave njerëzve në sheshin e Vatikanit, Papa ka dënuar edhe përfitimin egoist të kompanive dhe ka bërë thirrje për drejtësi sociale.

Ai nuk ka harruar të përmend edhe të rijntë pasi ndodh shpeshherë që ata janë “viktima të skllavërisë në punë”. 
"Është një situatë që më shqetëson" - ka vijuar Papa Bergoglio - "për të cilën njeriu nuk ka nevojë të mbijetojë nga puna, e cila duhet të sjellë begati për njerëzit me dinjitet.

Dy ditë më parë Ati i Shejntë ka përcjellë solidaritetin e tij për 400 viktimat në Bangladesh ku humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtesë e cila nuk plotesonte kushtet e sigurisë. Nga thellësia e zemrës bëj thirrje që të mbrohet dinjiteti dhe të drejtat e puntorëvve është shprehur Bergoglio përmes një deklaratë drejtuar autoriteve të Bangladeshit

(lç/ma/sg/shqiptarja.com)