VATIKAN - “Të vazhdohet në vijën e dëshiruar nga Benedikti i XVI-të kundër anëtarëve të klerit që abuzojnë me të miturit”. Një urdhër i prerë nga ana e Papa Françeskut sot paradite, në takimin me prefektin e Kongregatës për Doktrinën e Fesë, imzot Gerhard Myler.
Në një komunikatë të Vatikanit, thuhet se Papa e porosit në mënyrë të veçantë imzot Myler, të veprojë “me vendosmëri përsa i përket çështjeve të abuzimeve seksuale, duke marrë para së gjithash, masa për mbrojtjen e të miturve, duke ndihmuar ata që kanë pësuar në të kaluarën nga kjo dhunë, duke nxitur proceset gjyqësore kundër fajtorëve, si edhe impenjimin e Konferencave Ipeshkvnore në formulimin dhe zbatimin e direktivave të nevojshme në këtë fushë, kaq të rëndësishme për dëshminë e Kishës dhe për besueshmërinë e saj”.
Komunikata përfundon me pohimin se Papa Françesku “u siguron viktimave të abuzimit gjithë kujdesin, vëmendjen e lutjen e tij personale”.
Redaksia Online
(Gre.M/l.c/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com