QYTETI I VATIKANIT - Papa Françesku dotë jetë në Brazil nga 22 deri në 28 korrik për Ditën Botërore të Rinisë (Gmg). E bën të dtur lajmin zyra e shtypit të Selisë së Shenjtë, të cilës i referohet TMNews, që ka publikuar sot programin zyrtar të udhëtimit.
Mes takimeve në udhëtimin e parë ndërkombëtar të Jorge Mario Bergoglio, në zonën e Amerikës “së tij” Latine është vizita e presidentit Dilma Roussef në pallatin presidencial Guanabara të Rio de Janeiros në ditën e mbërritjes së tij, më pas një ditë pushim, një pelegrinazh në Apareçida, dorëzimi i çelësave të qytetit dhe bekimi i flamujve të Olimpiadave, që do të zhvillohen në Rion e 2016, përveç takimit formal të Gmg (në 25), një takim të shkurtër me të rinjtë e burgosur, përveç Engjëllizimit.
Përveç këtyre është parashikuar edhe një takim me klasën drejtuese të Brazilit, mesha përfundimtare e Gmg të dielën në datë 28, e vijuar me një takim me peshkopët e Amerikës Latine (Celam). Papa do të niset në datë 28 maj në mbrëmje drejt Romës.
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com