Papa Francesco në rolin e atit të
shenjtë në filmin Beyond The Sun

Papa Francesco në rolin e atit të<br />shenjtë në filmin Beyond The Sun
Papa Francesco do të interpretojë në filmin “Beyond The Sun”, ku do të luajë rolin e Atit të Shenjtë, njofton Radio-Vatikani. Xhirimet e filmit do të nisin pas pak muajsh, ndërsa paratë që do të mblidhen do të dhurohen për bamirësi. Kjo është hera e parë që vetë Papa interpreton në një film me metrazh të gjatë.


Skenari i “Beyond The Sun” është shkruar nga Graciela Rodriguez, ndërsa filmi do të financohet dhe do të prodhohet nga kompania “Ambi Pictures”.
“Për ne ky nuk është thjesht një film. Është një mesazh social dhe shpirtëror. Dhe kush më mirë se Ati i Shenjtë mund ta japë këtë mesazh shpirtëror.”- deklaroi producenti i filmit.

Me kërkesë të Papa Franceskos, paratë e mbledhura nga filmi do t’i dhurohen dy organizatave argjentinase “El Alemendro” dhe “Los Hogares de Cristo”, që merren me fëmijët dhe adoleshentët në rrezik.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011