Papa Françesku bekon fëmijën
e Linda dhe Edi Ramës

Papa Françesku bekon fëmijën<br />e Linda dhe Edi Ramës
TIRANE - Ati i Shenjtë, Papa Françesku ka bekuar fëmijën e çiftit kryeministror gjatë vizitës që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Vatikan i shoqëruar edhe nga bashkëshortja Linda Rama. Me një përkëdhelje të lehtë në barkun e Linda Ramës, siç duket në pamje, Papa duket se ka dhënë bekimin e tij për beben që do të vije.

Gjatë takimit të sotëm, kryeministri shprehu vlerësimin e lartë për rolin e Papa Françeskut në drejtimin e Selisë së Shenjtë dhe përkushtimin e tij të veçantë në promovimin e vlerave të solidaritetit, përfshirjes, mundësive të barabarta dhe drejtësisë shoqërore.

“Audienca me Papa Franceskun një ore e mrekullueshme përballë thjeshtesisë së Njeriut”. Janë këto përshtypjet që përcjell kryeministri Edi Rama nga Vatikani, pas takimit me shefin e Selisë së Shenjtë në Vatikan, Papa Françeskun.
 
Kryeministri Rama e ftoi Papa Françeskun të vizitojë Shqipërinë në të ardhmen e afërt, ftesë të cilën Ati i Shenjtë e mirëpriti.

“Gjatë bisedave të përzemërta u vunë në dukje marrëdhëniet e mira ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u diskutuan tema me interes të përbashkët në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet bashkësive kishtare e bashkësisë civile. Ndër temat, dialogu ndërfetar dhe kontributi i Kishës për të mirën e përbashkët të shoqërisë shqiptare. Në vijim, palët u ndalën në çështjet kryesore rajonale dhe në udhën e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.
 
Pas audiencës, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Në këtë takim u diskutua për frymën e tolerancës fetare që mbizotëron në Shqipëri, si dhe rolin që Selia e Shenjtë luan në promovimin e dialogut ndërfetar dhe forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, pas shembjes së regjimit komunist. Në takim, Kryeministri shprehu domosdoshmërinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Vatikanit, në përputhje me realitetet e reja në rajon.
 
Gjatë vizitës në Vatikan, Kryeministri Rama shoqërohej nga bashkëshortja Linda, Ministri i Jashtëm Bushati, Ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe Ministrja e Arsimit Nikolla.

papa bekon femiljen e linda rames
(Në foto: Momenti kur Papa Françesku bekon fëmijën e Linda dhe Edi Ramës)


rama papa linda

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Iu vra vëllai nga gruaja e tij, motra e 34-vjeçarit shqiptar: Ajo tradhtoi dashurinë dhe besimin e tij! Familja ime u shkatërrua

SHBA/ Iu vra vëllai nga gruaja e tij, motra e 34-vjeçarit shqiptar: Ajo tradhtoi dashurinë dhe besimin e tij! Familja ime u shkatërrua