Papa Françesku kremtoi për herë të parë në Kolose, Udhën e Kryqit, një rit tejet prekës ku një grup të rinjsh libanezë ka përpiluar tekstet e udhës me meditimet shpirtërore, reflektimet mbi vuajtjet dhe shpresat e botës bashkëkohore.
Në përfundim të Udhës së Kryqit, Ati i Shenjtë iu drejtua mijëra besimtarëve të pranishëm në amfiteatrin e lashtë duke i falenderuar ata që u bashkuan në këtë çast lutjeje të thellë dhe tha se “nuk dua të shtoj shumë fjalë pasi në këtë natë duhet të mbetet një fjalë e vetme, që është vetë Kryqi me të cilën Jezusi iu përgjigj së keqes së botës”.
Më pas Papa i ri ka falënduar nga zemra edhe të rijntë libanez për këtë shërbim e, sidomos, për dëshminë që na japin. Papa Francesku nuk ka harruar të kujtojë parardhësin e tij Benedikti VXI kur shkoi në Liban duke thënë se pamë bukurinë dhe forcën e bashkimit të të krishterëve të kësaj Toke dhe miqësinë e vëllezërve myslimanë e shumë të tjerëve. Ishte shenjë shprese për Lindjen e Mesme e për mbarë botën vijoi Ati i Shenjtë.
Ai theksoi se të krishterët duhet t’i përgjigjen së keqes me të mirë duke marrë mbi vete kryqin si Jezusi dhe se duhet ta vijojnë Udhën e Kryqit në jetën e përditshme, të ecin duke e mbartur në zemër këtë fjalë dashurie e faljeje.
Në përfundim, Papa Françesku u dha besimtarëve Bekimin e tij Apostolik dhe të djelën e Pashkëve në Bazilikën e Shën Pjetrit, do të japë mesazhin e urimit Urbi et Orbi në 65 gjuhë të botës.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com