Gjatë fluturimit të rikthimit për në Romë, pas vizitës së tij apostolike në Luksemburg dhe Belgjikë, Papa Françesku ka folur për abortin, veprim të cilin e quan vrasje. Gjithashtu, kreu i Kishës Katolike, tha se mjekët që e praktikojnë abortin janë po ashtu vrasës.
“Gratë kanë të drejtën e jetës: për jetën e tyre, për jetën e fëmijëve të tyre. Të mos harrojmë ta themi këtë: aborti është vrasje. Shkenca thotë se që në muajin e parë të gjitha organet janë aty. Vritet një qenie njerëzore.
Tjetër gjë janë metodat kontraceptive, kjo është tjetër gjë. Mos u ngatërroni. Tani po flas vetëm për abortin. E për këtë nuk mund të diskutojmë. Më falni, por kjo është e vërteta”,- tha Papa Françesku.
Papa Francesco , Ka te drejte ku thot per abortin! Por desha te shtoj se neqoftese nje grua nuk Ka mundesi ekonomike , a e mban me Lek kisha?
Përgjigju