Papa Françesku: Dorëheqja është një mundësi, por jo tani

Papa Françesku: Dorëheqja është një mundësi, por jo tani

Papa Françesku

Papa Françesku ka deklaruar së fundmi se dorëheqja është një mundësi, por jo në të ardhmen e afërt. Këtë deklaratë ai e bëri në një intervistë për Che Tempo Che Fa sul Nove . Ai shton se për sa kohë që ka dëshirë të shërbej do të vazhdojë dhe nëse gjendja ndryshon, do të duhet të mendojë për këtë.

“Nuk është një mendim, as shqetësim, as dëshirë, por një mundësi e hapur për të gjithë Papët. Por për momentin nuk është në qendër të mendimeve të mia. Për sa kohë që kam dëshirë të shërbej do të vazhdoj, nëse gjendja ndryshon, do të duhet të mendojmë për këtë”, tha Papa.

Gjatë intervistës Papa foli edhe për tema të tjera si për shembull për luftën në Lindjen e Mesme.

“Çdo ditë telefonoj famullinë në Gaza dhe më tregojnë gjërat e tmerrshme që po ndodhin. Sa arabë të vdekur dhe sa izraelitë të vdekur, dy popuj të thirrur të jenë vëllezër duke u vetëshkatërruar njëri-tjetrin”, tha Papa.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji