Papa Françesku ka paralajmëruar priftërinjtë dhe murgeshat për rreziqet e shikimit të pornografisë në internet, duke thënë se kjo "dobëson zemrën priftërore". Këto komente Papa i bëri gjatë një seance në Vatikan. Pornografia, tha ai, ishte "një ves që e kanë kaq shumë njerëz... edhe priftërinjtë dhe murgeshat".

“Djalli hyn prej andej”, u tha Papa priftërinjve dhe seminaristëve.

Papa tha se mediat sociale duhet të përdoren nga priftërinjtë dhe murgeshat, por ato nuk duhet të humbin shumë kohë.

"Zemra e pastër, ajo që Jezusi merr çdo ditë, nuk mund ta marrë këtë informacion pornografik," tha ai.

Mësimi i kishës e sheh pornografinë si një ofendim kundër dëlirësisë.