Familja duhet të jetë në qendër të veprës evangjeliste, theksoi papa Françesku në një diskutim të mbajtur sot përpara peshkopëve, në vigjilje të Sinodit, që do të përqëndrohet mbi orientimet e reja pastorale për familjen.

"Vëllezër të dashur, jemi duke përjetuar një kohë udhëtimi sinodal mbi familjen. Ndërkohë që kam besim për lutjet tuaja për Asamblenë e ardhshme të Sinodit, më pëlqen të nënvizoj që familja duhet të jetë në qendër të veprës evangjeliste, me misionin e saj edukativ dhe me pjesëmarrjen aktive në jetën e komuniteteve kishtare. Ju inkurajoj për të promovuar jetën familjare, që ajo të japë më të mirën e saj për jetën e Kishës dhe të shoqërisë", theksoi papa Françesku.

"Kisha ka nevojë për priftërinj, domethënë për shërbëtorë, që dinë të ulën në gjunjë përpara të tjerëve për t'u larë këmbët, ashtu siç bëri edhe Jezu Krishti me apostujt", shtoi ai përpara peshkopëve pjesëmarrës në një seminar mbi evangjelizmin /ATSH/.