Kryeministri Edi Rama uroi sot Papa Françeskun në 87-vjetorin e lindjes.
“Edhe 100”, shkruan Kryeministri në urimin e tij drejtuar Papa Franceskut.
Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Selinë e Shenjtë në 7 shtator 1991.
Ati i Shenjtë do të takohet me mbi 450 fëmijë dhe familjet e tyre, të cilëve shërbimi i posaçëm vullnetar i Vatikanit u ofron shërbim shëndetësor falas.
Më pas do të shikojë me ta një shfaqje të shkurtër me artistë cirku dhe do të shijojë ëmbëlsirat dhe tortën e ditëlindjes.
Dy orë më vonë, Papa si çdo të diel do të bekojë besimtarët e mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit ku pritet t’i urojnë me entuziazëm ditëlindjen.