ROME - Papa Françesku ka kremtuar të Premten e Mirë nga Koloseu i Romës, në Itali. Në qendër të lutjeve të tij ishin emigrantët, të varfërit, të sëmurët, të papunët dhe të burgosurit. Pikërisht këta persona mbajtën dhe kryqin përgjatë asaj që quhet “Via Crucis” (Rruga e Kryqit), e cila, përgjatë ’14 stacioneve të kryqit’ përshkruan ngjarjet kryesore në orët e fundit të jetës së Krishtit. Gjatë kësaj ceremonie Papa u shtri në tokë në Bazilikën e Shën Pjetrit për t’u lutur. 

Qindëra mijëra njerëz nga e gjithë bota ishin mbledhur për këtë ditë të shenjtë.

Lutjet këtë vit u shkruan nga peshkopi italian Giancarlo Maria Bregatini, i cili ka qenë mjaft aktiv në luftën kundër krimit të organizuar në jug të Italisë. . Sipas tij, lakmia për para, rrogat e larta dhe kriza botërore financiare ishin e keqja që ka pushtuar sot botën.

Duke folur në fund të meshës, Papa Françesku i kërkoi besimtarëre të rikujtojnë të gjithë njerëzit e brektisur dhe foli për monstruozitetin e njeriut, kur ai e lejon veten të drejtohet nga e keqja

Ky ishte viti i dytë që Papa kremton të Premten e Mirë. Mbrëmien e sotme Papa Françesku do të drejtojë meshën e Pashkëve nga Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)